PARIS- Mediat e huaja vijojnë të gjurmojnë historinë e ndarjes së çifit presidencal të Francës.
Pas gati 24 orë nga ndarja, ish-bashkëshortja e Presidentit të Francës, Valerie Trierweiler është parë të zbresë në Indi nga makina luksoze zyrtare e qeverisë, e shoqëruar edhe nga një truproje.
Referuar këtij fakti, mediat e huaja shkruajnë se ish-zonja e parë e Francës, ndjek stilin e Princesh Dianës, pas divorcit me Princin Charles.
Disa shkojë edhe më tej, duke shkruar se disa gra të politikanëve të lartë francez përqeshin gazetaren Valerie duke u shprehur “Valeria-Diana e Re”.
“Diana ishte gjithmonë një anëtare e familjes mbretërore, por zonja Trierweiler, në të kundërt, tani ka humbur zyrtarisht titullin e saj të zonjës e parë dhe gjithçka tjetër që vjen nga ky post”, shkruan tabloidi me i madh britanik, “Daily Mail”.
Ajo ka vendosur të vijojë aktivitetin e saj humanitar në vendet e varfëra, ashtu siç edhe bënte edhe kur ishte bashkëshorte e Presidentit, Francois Hollande.
Njerëz të afërm të Valerie Trierweiler, thonë për “Daily Mail” se ish-bashkëshortja e Hollandes, ushtronte aktivitet humanitare që para martesës më presidentit. "Mbi të gjitha ajo ka humbur njëriun që donte, asnjë tjetër", rrëfeu njëri prej të afërmve.
Ky do të jetë udhëtimi i fundit i saj i mbështetur nga posti i zonjës së parë. Ajo do të qendrojë në Mumbi në Indi në një hotel me 5 yje.
Dje në orët e mbrëmjes, Presidenti francez François Hollande deklaroi zyrtarisht “se i ka dhënë fund jetës në çift me Valerie Trierweiler”, dy javë pas zbulimit të lidhjes së tij me aktoren Julie Gayet.
Lidhja e Hollandes me aktoren Julie Gayet fillimisht u bë publike nga një revistë franceze, e më pas pushtoi të gjitha mediat rozë.
Pas daljes së fakteve ku Presidenti shihej shumë afër aktores, Hollande mohoi lidhjen duke deklaruar se në media qakullonin "thashetheme të rreme".
Valerie Trierweiler, kaloi një javë në spital për depresion, pasi mesa mund të kuptohet nuk kishte asnjë dyshim se Presidenti ishte në një marrëdhënie tjetër. Madje, thuhet se ajo ka thyer disa objeke antike shumë të shtrenja në zyrën e saj.
Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com