Edi Rama i ka cilësuar “thashetheme” zërat që kanë qarkulluar në media se Vali Bizhga, shefja e Kabinetit të Kryeministrit do të propozohet si kandidate për presidente.

Në këtë mënyrë ka përgënjeshtruar edhe Sali Berishën, i cili para disa ditësh në një konferencë tha se qëllimi i Ramës është të gjejë një person që të jetë i gatshëm për tu larguar kur Rama të dojë të bëhet vetë President dhe për këtë supozonte se ishte Vali Bizhga.

konferencën për nisjen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama tha:

“Nëse do të bënim javë kulturore për thashethemet, Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese por do të doja të mos e shfokusonim vëmendjen dhe na duhet mbështetja e të gjihëve ju dhe derisa të gjithë të mësojnë përmbajtjen e saj dhe pastaj me gjasë të interesohen dhe të zgjehdin dhe të përfshihen si vizitorë në të gjitha këto seri javësh që fillojnë sot dhe përfundojnë në fund të vitit me një ndërprerje në mes të pushimeve verore.

Nuk do të doja të shfokusoheshim dhe procesi i zgjedhjes së presidentin përfshin maksimalisht thashethemet dhe përfshihen emra pa dëshirën e tyre sic është rasti në fjalë. Përgjigja ime është negative sepse nuk ka asnjë të vërtetë në këtë”.

Ndërkohë, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur gjuhën e përbashkët në fazën e parë për zgjedhjen e presidentit të ri, ndonëse vetëm sa i përket aspekteve proceduriale. Me kërkesë të opozitës, nga Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, 2 kryetarëve të grupeve parlamentare, u ra dakord që mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve të mblidhet rreth datës 4 ose 6 maj, e jo 29 prill siç e kishin planifikuar më herët socialistët.

Socialistët zhvilluan takime edhe me aktorë të Shoqërisë Civile, ku tha se po kërkojnë një president jo për PS-në, por që të ketë një figurë që të gëzojë autoritet. Krahas zarfeve kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ftoi për herë të parë qytetarët të nisin propozimet e tyre përmes postës elektronike, gjë e cila nga Shoqëria Civile është konsideruar jo serioze. 

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile. Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë.