Sezoni i Atletico Madrid vijon të jetë me shumë ulje-ngritje. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, në ndeshjen e fundit për javën e 10 të La Liga-s, ka barazuar 1-1 kundër Rayo Vallecano-s së Ivan Balliut, mbrojtësit të kombëtares shqiptare.
‘El colchoneros’ në ‘Wanda Metropolitano’ morën avantazhin në minutën e 20, falë Alvaro Morata-s, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Griezman. Mirëpo ky avantazh përgjumi vendasit, të cilët u ndëshkuan në ekstremin e lojës nga penalltia e Falcao-s dhe nuk patën më mundësi të reagonin. Barazimi e la Atletico Madrid në vendin e tretë 20 pikë, 5 më pak se Reali kryesues që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Ndërkohë më herët Sevillia mori një barazim dramtik kundër Valencia-s me rezultatin 1-1. Miqtë e drejtuar nga Gatusso kaluan të parët në avantazh me Edinson Cavani-n, i cili realizoi në minutën e 6. Valenacia e mbrojti rezultatin deri në momentin kur gjyqtari po mendonte shtesën e pjesës së dytë, por Lamela riktheu ekulibrat për vendasit. Më tej do kishte kohë edhe për një episod që bëri me zemër të pranishmit. Në minutën e 101 Valencia fitoi një penallti, por që Gaya nuk arriti ta realizonte për shkak të portierit vendas.
Sakaq në Premier League Brighton barazoi pa gola kundër Notingam, ndërsa Crystal Palace fitoi 2-1 ndaj Wolves. Kjo humbje rikthen edhe njëherë në krizë skuadrën e ‘ujqërve’ të Anglisë.