(Në Kështjellën Arazonesë të qytezës bregdetare turistike, me një bukuri mahnitëse, në Otranto të Rexhionit Pulia të Leçes - Itali, më 19 tetor 2019, Agjensia Kombëtare e Diasporës të Republikës së Shqiperisë, me Drejtor Ekzekutiv Znj. Etleva Kondi, organizoi simpoziumin etnokulturor “Fustanella, ura që bashkon Adriatikun”, me destinacion “Për bashkësitë folklorike shqiptaro – arbëreshe”.
Paraprakisht, Simpoziumin e përshëndetën vice Sindacoi i Otrantos Michele Tenore, Etleva Kondi dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Znj. Anila Bitri. Në simpozium u referuan katër kumtesa: njëra nga fusha e etnografisë shqiptare (Prof.Dr. Afërdita Onuzi), dy nga fusha e folklorit arbëresh (Prof. Mario Massario dhe Dr. Giancarlo Salvatore) dhe e katërta nga fusha e etnokoreografise shqiptare (Prof.Dr. Ramazan Bogdani). Ndërkaq , do të bëhet objekt kumtesa e mbajtur nga autori në Otranto (foto 1).)
Kam nderin të ndodhem mes jush, në Otranto të Rexhionit Pulia tëLeçe - Itali, për zhvillimin e këtij Simpoziumi Etnokulturor. E ndiejRexhionin Pulia, ngase kam kryer veprimtari kulturore - artistike në të vetmit dy katunde arbëreshe përkatëse: Kieuti – 1990dhe Kaselvekio–2018.
Autori prane tribunes se Simpoziumit
Përsa shtjellimin ekumtimit përkatës do të dëshiroja të bëja prezent dy evente:
Së pari, njëfarë hapësire për gjashtë vendndodhje të mia te arbëreshët e Italisë.
Së dyti, ndonjë refleksion etnokulturor tëveshjes – fustanellë, si bashkëzanueseme kërcimin.
Paraprakisht për së pari. I kam përjetuar Arbëreshët e Italisë gjashtë herë gjatë një periudhe 28 vjeçare (1990-2018). Është zhvilluar veprimtari kulturoro - artistike dhe hulumtuese – shkencore, kryesisht me funksionin e ish – punonjës shkencor,
profesor – doktor, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.Gjatë kësaj periudhe kam kryer hulumtime në 28 katunde në pesë Rexhione arbëreshe të Italisë: 1.Kalabri, 2.Basalikate, 3.Pulia, 4.Molise, 5.Siçili (Nuk kam hulumtuar në dy Rexhione arbëreshe të tjerë të Italisë, me nga një katund secili: Greqi i Adeline të Kampanias dhe Shën Marcano i Tarantos).
Viti 2019 po shënon tashmëvendndodhjen apo ngulimin e shtatë,teksa bëj objekt kulturën e arbëreshëve të Italisë, në këtë simpozium etnokulturor, me kumtesën “Vallja shqiptare me fustanellë”(përmes destinacionit të institucionit përkatës).
Paraprakisht për së dyti. Siç dihet, populli shqiptar është njëri nga më të hershmit e Ballkanit, pasardhës i Ilirëve dhe vazhdues i Arbërve të Mesjetës.Manifestimet popullore, ashtu si gjetkë, kanë portretizuar identitetin tonë nga Iliria deri në Bashkëkohësi. Si shprehje të denja të këtyre eventeve padyshimqë kanë qenë edhe veshjet popullore, të cilat përbëjnë njërin nga tharmet më të fuqishme të kulturave tradicionale të çdo populli.
Në këtë suazë, do të veçonim dy margaritarë, veshjen dhe kërcimin, të cilët edhe kanëbulëzuar në partneritet binjakëzues, si shprehje e një identiteti të tharmit kombëtar shqiptar.
Përsa komponenten e veshjes, krahas tipizimeve të shumta dhe të pasura etnike, gjatë këtij hulumtimi i jemi referuar njërës prej tyre, siç është e madhërishmjafustanellë(foto2).
Sipas dëshmive të dijetarëve shqiptarë, nga Andromaqi Gjergji apo Afërdita Onuzi,Abaz Dojaka apo Spiro Shkurti, Maksim Zarka apo Agim Shehu, veprat e të cilëve më kanë joshur, sikundër edhe nga vrojtimet e mia 60 vjeçare në Shqipërinëamë, fustanella do të ravijëzonte prijëtarin më karakteristik, me shtrirje nëtë gjithë territoret ku ka banuar etnia shqiptare. Më konkretisht, nga antikiteti e deri nëfillimet e shekullit XX, fustanellaështë mbajtur në trevat shqiptare, që nga Kosova deri në Çamëri, gjë që do të argumentohej më së miri nga gravurat përkatëse.
Për shqiptarin fustanellahimnizon një veshje kombëtarizuese me te cilën kanë performuar figura të tilla kolosale, si: Naim Frashëri nëStamboll apo Mbreti Zog I nëTiranë, Faik Konica nëLondër apo Abdyl Frashëri nëLidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Ata e kanë ndjerë si pjesë të tyre, si bijë të arbërit që ishin, aromën patriotike të fustanellës shqiptare.
Si një veshje e thepisur tradicionale dhe me patos luftarak, gjatë Periudhës sëMbretit Zog I (1928-1939), fustanella ka përfaqësuar uniformën zyrtare të Gardës Kombëtare(foto 3).
Tipizimin më të kristalizuar të fustanellës do ta portretizonte mbajtja e saj nga shtresat e larta aristokratike, të sojit të familjes “oxhak”. Si e tillë fustanella kishte
300-400 pala, me armët e brezit të lëkurtë të larë me arose argjend, po ashtu Xhamadani e deri aksesorët e tjerë të veshjes të qëndisura me ar. Në qylafin e gjatë, xhufkat e opingave me ngjyrë kuqezi, apo në jelekun, brezin e çorapet prej leshi, është derdhur një zejtari artistike tradicionale, teksa ngjyrat dhe zbukurimet ndryshonin sipas moshës. Kësisoj, kostumime fustanellë zbardhëllonte nga një shkëlqim marramendës dhe mbajtësi, i veshur me krenari, joshte njëparaqitje autoritare. Dhe si e tillë ajo ka dëshmuar një manifest etnik, shprehur edhe në vargje të epikës historike, si simbol i përkatësisë sonë kombëtare.
Po valltari me fustanellë, që do të përbënte aspiratën e këtij kumtimi!. Pamërisht atë e kam materializuar vetëm përmes një fotoje me fëmijë të vegjël lozonjarë, por të begatë nga ai figuracion marramendës (foto 4).(Për kuriozitet kjo foto është regjistruar nga autori më 18 shtator 1973, domethënë para 46 vitesh, me një grup fëmijësh nga fshati Vranisht i Devollit të Korçës, teksa flakadon valltari – korife, 6 vjeçari Avenir Kondi, sot një relaks 62 vjeçar, po ashtu me funksionin e atij valltarit-korife).
Me të madhërishmen fustanellë
Duke shigjetuar në hapsirënvalle – fustanellë, jam përqendruar tek kërcimet e burrave të dy zonave të mëdha të Shqipërisë së Jugut, Toskëria dhe Çamëria, të cilat e pronësojnë aktualisht fustanellën e famshme shqiptare. Sipas të shprehurit poetik, gjatë të kërcyerit të“Devolliçes” së Toskërisë dhe të“Osman Take” së Çamërisë, fustanella në të parën sikur e puth tokën, kurse në të dytën sikur e përkëdhel atë. A mund të kërcehet vallja “Osman Take”, e quajtur “Çamiko” ose “Arvanitiko”, apo vallja “Devolliçe”, e quajtur “toske” ose “Gorarçe”pa fustanellë!. Padyshim, është fustanella e harmonizuar me lëvizje energjike dhe elegancë të bartësit popullor, që e gurëskalit vallen antike shqiptare me pamje mahnitëse dhe magjepëse. Triumfi i kësaj valleje do të fishkej e venitej pa fustanellën piktoreske.
Sa i përket tradicioneve koreografike të të dy trevave objekt do t’i perifrazoja:
Vallet e Toskërisë. Me kete emër quhen ato krijime koreografike që luhen në territorin e Toskërisë. Sipas ndarjeve administrative të Shqipërisë, përfshihen rrethet e Gramshit, Pogradecit, Korçës, Kolonjës, Skraparit dhe pjesërisht ato të Përmetit, Librazhdit, Beratit, Tepelenës. Më konkretisht vallja toske e burrave me fustanellë luhet në krahinat: Skrapar, Kolonjë, Devoll, Gramsh, Gorë, Opar, Mokër, Tomarricë, Dangëlli, Shqeri etj. Vallet e Toskërisë, ashtu si në mbarë Shqipërinë, ndahen në valle burrash, valle grash dhe më të pakta janëvallet e përziera. Krahinat e Toskërisë kanë kërcimet e veta me tipare dialektologjike, toske, por edhe valle më të veçanta, sipas ndarjeve përkatëse. Tiparet më të përbashkëta duken më së miri tek e quajtura Valle dyshe toske (thirret kështu sepse luhet me dy veta); kërcehet me veçoritë e saj në të gjithëToskërinë, më tepër nga burrat dhe më pak nga gratë. Ky tip vallëzimi, për të dy gjinitë, shoqërohet me këngë polifornike, të cilat i këndojnë valltarët interpretues. Vallet dyshe toske i marrin titujt kryesisht nga vargu i parë i këngës përcjellëse, por edhe nga krahinat përkatëse, për shembull: Valle kolonjare, ose thjesht kolonjarçe, leskoviçare, devolliçe etj. Vallet e burrave në grup shoqërohen më së shumti me muzikë instrumentore dhe më pak me muzikë vokale ose edhe me alternimin e të dyjave.
Vallet e Çamërisë. Vallet çame të burrave dhe të grave kanë dialektin e vet dhe i përkasin gjithashtu njëterritori të caktuar, Çamërisë, që shtrihet brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. (Brenda kufijve njihet me emrin Zona e Konispolit dhe përmbledh tetë fshatra, të cilët administrativisht bëjnë pjesë në rrethin e Sarandës). Vallet çame praktikohen sot aktualisht jo vetëm në fshatrat çame, por edhe në vendbanimet e tjera shqiptare, si: në Fier, Durrës, Rogozhinë, Vlorë, Elbasan dhe Tiranë. Këtu ato luhen nga banorët çamë të besimit islam, të shpërngulur me forcë gjatë shekullit të kaluar nga trojet e veta të përtej kufijve për shkaqe historike tashmë të njohura. Vallet e burrave me fustanellë të kësaj treve përbëjnë një objekt të rëndësishëm studimi për etnokoreografinë shqiptare sepse, veç të tjerash, emërtimi Valle çame dëgjohet në disa krahina të Shqipërisë. Madje, është e njohur tashmë përhapja e valles çame të burrave me fustanellë edhe te grekët nën titullin Çamiko. Vallet çame të burrave luhen në dy mënyra, prej nga marrin emërtimin: valle dyshe dhe valle në grup. Ato kanë shoqërim vokal polifornik (si më i hershëm) dhe me orkestrinë ose saze (aktualisht të dytat janë më të shumta).
Garda Kombëtare e Mbretit Zogu I me fustanellë
Në vijim të këtij kumtimi përsa disa shembuj vallesh me fustanellë në Toskëri dhe Çamëri, ato janë të shumtë për të parin, kurse për çamët shumë të zbehta, ngase hulumtimi dhe praktimi i tyre ka paraqitur vështirësi nga shkaqet e lartëpërmendura. Ndajdhe për këtë zë, do të jem i përqendruar në krijimtarinë koreografike, kryesisht të përpunuar, përmes repertorit tëAnsamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, si njëri ndër institucionet më prestigjoze të kulturës sonë kombëtare. Megjithatë, si një prolog i të kërcyerit toske – çame, do t’i referohesha dy prej perzonazheve më të spikatur dhe të patjetërsuar gjatë këtij shekullori, të valles folklorike shqiptare me fustanellë, Xhemali Adellari i Zvezdës së Devollit të Toskërisë dhe Taip Madani i Konispolit të Çamërisë brenda kufijve shtetërorë. Ata e kanë manifestuar kërcimin përmes atij golopantizimi mahnitës të hapave dhe atyre hedhjeve fluturuese vërtik tokë-ajër.
Përmes një repertori të shumtë dhe të pasur nga të dyja trevat objekt, si një gjerdan i artë ato në krijimtarinë vallëzuese të Ansamblit tonë Kombëtar, do të shpalosim disa prej tyre. Falenderoj me këtë rast këshillimet nga Genc Kastrati dhe Gëzim Halili.
Sipas radhës dhe të njëfarë rendi kronologjik, vallet me botë psikologjike nga treva e Toskërisë do të bëjmë objekt gjashtë të tilla:
1.”Vallja devollitçe”.
Vënë në skenë më 1950 në premierën “Vllazërimi i popujve”, nga Ansambli(Grupi) i Valleve Profesioniste pranë ish-Filarmonisë Shqiptare, institucion ky pararendës i Ansamblit Kombëtar, krijuar më 1957. Vallja objekt është e përpunuar nga balet – maestri rus Giorgi Vasiljeviç Perkun, interpretuarnga valltarikorife i papërsëritshëm për kohën Agron Aliaj dhe me radhë veteranët: Xhemil Simitxhiu, Skënder Selimi, Vilhelm Konjari, Timoleo Papa, Mehmet Myftiu, Ramazan Bogdani, Skënder Gorenca, Sadik Batku. E kujtoj sot këtë event pas 69 vitesh
( prill 1950 – tetor 2019), si i vetmi i mbijetuar
“Valle devolliçe” nga një grup fëmijësh
“Valle devolliçe”nga veteranët: A.Aliaj, XH.Simitxhiu, S.Selimi, V.Konjari, T.Papa, M.Myftiu, R.Bogdani, S.Gorenca, S.Batku
2.”Valle Gorarçe”.
Është krijimtari e koreografitGëzim Kaceli në vitin 1957, me korife Enver Birko.
3.”Motive të Jugut”.
Vënë në skenë nga balet – maestri Agron Aliaj në premierën e Ansamblit “Një dasëm nga jeta jonë”, në vitin 1973.
4.”Te Rrapi në Mashkullorë”
(Në vijim me titullin “O trima luftëtarë”). Poemë koreografike nga Ramazan Bogdani me muzikë të kompozitorit Çesk Zadeja. Është vënë në skenë në Koncertet e Majit të vitit 1978. Rolin e Çerçiz Topullit e ka interpretuar Besim Zekthi.
5.”Diell në fushën e Devollit”.
Përjeton një tablo koreografike vënë në skenë nga balet – maestri Panajot Kanaçi në Koncertet e Majit të vitit 1981. Në rolet kryesore kanë luajtur Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku.
6.”Valle e Malit të Thatë”.
Krijimtari nga Genc Kastrati në vitin 2008, me solistëGëzim Halili dhe Leonard Mitrushi.
Valle me botë psikologjike nga treva e Çamërisë, të përcaktuara edhe si jehonë e të hershmes “Valle Pirike”, do tëishin gjithashtu gjashtë të tilla:
1.”Valle me motive çame”. Vënë në skenë nga Panajot Kanaçi gjatë periudhës së viteve 1980, me solistëLiljana Cingu dhe Rexhep Çeliku.
2.”Te burimi”. Krijimtari nga Besim Zekthi, gjatë periudhës së viteve 1980me solistë Djana Millona dhe Pëllumb Memisharaj. Këtu përfshihen edhe tradicionet e valleve çame të grave përmes të famshmes “Tumankuqja”.
3.”Në sarajet e Ali Pashës”. Koreografí nga Besim Jazexhiu gjatë periudhës së viteve 1980-1990. Në këtë tablo koreografike bën pjesë edhe tradicioni i të famshmes tjetër të Çamërisë, “Vallja e Osman Takes”.
4.”Bilbilejtë”. Koreografí nga Agron Aliaj me motive kërcimesh çame dhe solist Rexhep Çeliku.
5.”Vallja në Sofrá”. Vënë skenë pas viteve 1990nga Rexhep Çeliku, me solistëGëzim Halilidhe Leonard Mitrushi.
6.”Mall për Çamërinë”. Inskenim koreografik nga Rexhep Çeliku, gjatë periudhës së viteve 1990, me solistë: Djana Ciba, Brikena Jaupi,Elsa Saraçi.
Duke shpresuar për njëfarë arritje për temën e kumtimit “Vallja shqiptare me fustanellë”, i falenderoj të pranishmit në këtë tubim, njëherësh përkthyesen Silvi Aruçi e cila, përmes atyre refleksesh të brishta, përcolli ilustrimet sfondale të kumtesës.
Gjatë Simpoziumit etnokulturor në Otranto, të akomoduar në hotelet “Albania” dhe “Miramare”, u zhvilluan gjatë asaj dite të19 tetor 2019 edhe dy veprimtari: E para, pati në epiqendër një ekzpoze veshjesh kombëtare shqiptare, me përparësi fustanellën, organizuar nga stilistja e talentuar shqiptare Edlira Sula.
Veprimtaria e dytë operoi në sheshin “Piaca dei Kastelo”, përmes tre ansamblesh artistike.
I pari,u përfaqësua nga një grup artistësh të Asamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë, i cili interpretoi me nivel të lartëartistik. Veçuan krijimtari koreografike të tilla, si: dinamikja “Osman Take”(foto 6), lozonjarja“Valle dardhare” apo mozaiku me motive kërcimesh nga Shqipëria e Jugut. Kurse kompleksi vokal shquajti për këngët arbëreshe “Lule, lule maca maca”,“Kopile, moj kopile”, si dhe kolazhi me këngët “Lulebore”, “Mora mandolinën”, “A kanë uj’ ato burime”, “Lule t’bukra ka Tirana”. Dallojti drejtimi i Ansamblit përmes koreografit Genc Kastrati dhe udhëheqësit artistik Gerti Druga.
Ansambli Popullor
Ansambli i dytë shënon atë tëShoqatës Kulturore “Shpirti arbëresh” tëKomunës (katundit) Cerzato të Kalabrisë. Ky ansambël shquan për një repertor këngësh, si: “Ku vate moti”, “Katundarja”, “Kopile, moj kopile”, “Te vreshta”, “Shkova nga dera jote”,
“Jo, Jo, Jo” etj.Me vëmendje të madhe u ndoq nga ai Ansambël ceremoniali martesor i veshjes së një nuseje, përcjellë me këngë të kahershme arbëreshe nga një grup i madh vajzash dhe grash të moshuara (foto 7). Si këngëtare kryesore do të veçonim Elisabeth D’elia dhe Gjessica Novello, nën udhërrëfimin vokal të bartësit popullor vëndas Stamile Karmine. Përmbyllja e ritualit përkatës, me “nusenarbëreshe” të saponusëruar dhe “dhëndrin”, njëri nga djemtë e Ansamblit tonë, do të përbënte sublimin origjinal të kupolës së atij festiviteti, vërte me përgatitje spontane, por me arritje të shkëlqyera artistike (foto 8).
Ansambli i tretë, “Li Ucci” Orkestra, përfaqësonte një grup artistik të Torantos. Në të përfshiheshin formacioni instrumentor, njëherësh edhe vokal, sikundër vallëzimet hera-herës edhe nga një kuartet kërcimtarësh, kryesisht përmes “Tarantelave”. Repertori i tyre përfshinte një kolazh vokalo – koreografik, me kahje sa tradicionale aq edhe bashkëkohore. Gjallëria dhe dinamika e atij repertori i rrëmbeu spektatorët e shumtë të pranishëm, duke përfshirë edhe autorin me Etlevën në një kërcim spontan, me lloj - lloj motivesh arbëreshe.
Epilogu i atij festiviteti të madh do të ndizej gjatë një ndjenjeje ashtu lirshëm nga ne shqiptarët dhe arbëreshët e Kalabrisë, ama me lloj – lloj improvizime këngësh dhe vallesh të hershme shqiptare e arbëreshe, aty në një restorant të hapur në sheshin e madh “Piaca dei Kastelo” pranë “Kështjellës Aragones”. Dollitë e pafund e shpërthyen më tej atë emocionalitet të hareshëm shqiptaro - arbëresh.
Së fundmi, Simpoziumi etnokulturor përkatës dhe koncertet e të tre ansambleve, ravijëzuan një punë të përkryer, njëherësh me kulturë e art, nga Grupi organizator I pranishëm i Agjensisë Kombëtare të Diasporës,me drejtuesin actual Dritan Deliaj (pëfshirë edhe ndihmesa nga shqiptarja vëndase Klodiana Çako).*
Tek ndodhemi në Otranto, nuk mund të harrohet tragjedia e Kanalit të Otrantos të 28 marsit 1997, ku humbën jetën 81 klandestinë shqiptarë. E përjetuam këtë ngjarje edhe nga një fakt i gjallë kur, në ditën e dytë të qëndrimit tone në Otranto, vizituam në një shesh të qytezës anijen e vogël “Katri i Radës”, ku gjetën prehje 81 viktimat. Ajo është nxjerrë me kohë nga fundi i detit dhe, si një “masiv i ndryshkur”, po i nënshtrohet një procesi pune të një “Memoriali muzeal”.
Otranto – Itali, tetor, 2019
Po grekëri evgjiteria c thotë per fustanellen ilire të shqiptarit Arbër që e quan të saj?
Përgjigju