Valérie Müller: U dashurova me baletin modern përmes Preljocaj

Valérie Müller: U dashurova me baletin modern përmes Preljocaj

“Polina” një film me peshë të madhe emocionale dhe medituese është vendosur në supet delikate të një balerine reale, që quhet Anastasia Shevtsova.

Ajo kishte kaluar çaste depresioni nga puna e lodhshme në Akademinë e Balshoit në Rusi, para se fluturonte në skenat e Francës, ku punohej edhe më fort, por kuptoi se po gëzonte lirinë e krijimit.

Kjo është tema e filmit që u shfaq mbrëmë në Tiranë me regji të Valérie Müller dhe koreografit me famë botërore Angjelin Preljocaj.  Filmi “Polina, të vallëzosh jetën" u shfaq në kuadër të Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri në praninë e regjisores Valérie Müller dhe të koreografit Preljocaj.

Müller pas shfajes së filmit u shpreh se “Frymëzimi për këtë film ka qenë historia e një balerine ruse Anastasia Shevtsova, që erdhi nga një qytet i varfër dhe ftohtë i Rusisë drejt Francës, ku mësoi baletin me sakrifica më të mëdha sesa e mendonte.

Në film “vizatohet” një portret psikologjik i një balerine të re që zbulon botën dhe postulatet mbi kapjen e vallëzimit modern nga kamera. Filmi krijon sekuenca të mahnitshme vallëzimi, ku producentët kanë arritur ta bëjnë kamerën pjesë të koreografisë. Vallëzimi krijon në këtë film një intimitet me shikuesit. Të tërheq besueshmëria që krijojnë aktorët, ku çdo gjë të duket si një histori e jetuar dhe e xhiruar drejtëpërdrejtë nga jeta: Juliette Binoche luan mësuesen frustruese të Polinës, Liria dhe Niels Schneider që luan si një balerin që është joshur prej saj në Francë e bëjnë rrëfimin edhe bindës, duke bashkuar të dyja artet akrimin dhe vallëzimin në një harmoni të përkorë.

Si Polina, po ashtu edhe Angjelin Preljocaj i lindur në Francë nga prindër shqiptarë, i nisi studimet me baletin klasik, përpara se të merrej me baletin modern dhe të arrinte të trondiste me krijimtarinë e tij skenat botërore. Ndërsa sot Preljocaj numëron 50 pjesë koreografike të baletit klasik, nga solot deri tek format më të mëdha. Nuk ka qenë një rrugë e lehtë, dhe ky film flet tërthorazi sesa e vështirë është jeta e një balerini për të arritur t’i flas publikut me gjuhën krijuese të trupit. 

Valerie Muller: Sfidat për risitë te “Polina”
“Polina” është filmi i parë me metrazh të gjatë i Angjelin Preljocajt, i realizuar me bashkëshorten e tij Valérie Müller, . Për Preljocaj ky nuk është i vetmi film. Ai ka realizuar një seri filmash me motive të koreografisë, që kryesisht janë me metrazh të shkurtër si “Le postier, Idées noires” në 1991”, “Un Trait d’Union”  dhe “Annonciation, si dhe “Borëbardha” i realizuar në 2011-ën.  Bashkëshroja e tij Valérie Müller që e ka ndjekur me adhurim që në çastin që u dashuruan flet me pasion për baletin modern dhe filmin që i dedikohet këtij pasioni.

Sa ju ka frymëzuar jeta dhe karriera e Angjelinit për filmin Polina?
-Në fakt jeta e Angjelinit më ka fryëmëzuar, por unë kam menduar  për rrugën e një artisti, që shpeshherë i duhet të luftojë edhe kundër një lloj racizmi, e them këtë për ata artistë që vijnë nga vendet e varfëra. Por nuk është qëllimi i këtij filmi jeta e Angjelinit. 

Fabulën e gjetëm në romanin e Bastien Vives, i cili të bënte ta përjetoje Polinën që kur ishte një vazjë e vogël, e detyruar të mësonte në kornizat e ngurta të baletit klasik në një akademi baleti rus dhe ajo më pas ndodhet nën drejtimin e instruktorit Brusque në një studio të madhe të një kompanie franceze, një koregraf i cili mendonte se ishte medja më shume se pasioni fuqia që të bënë të aftë. “Polina” tregon historinë e zhvillimit të një balerine të re.

Në fillim kisha menduar ta bëja një film imagjinar me vallëzime, pir kisha parë një dokumentar tjetër rreth vallëzimit dhe më duhej të kërkoja diçka të pangjashme, që të kishte një fabul dhe pastaj të përfshinte vallëzimin. Dhe mendova për një personazh që sfidon kur interesat e tij ndërthuren me dhuntitë, talentin dhe ky film flet për këta personazhe.  Evolucioni i Polinës nuk është vetëm personal, por është reflektim i kërkimit të shpirtrave të të mëdhenj, duke shmagur klishetë e duke dalë në territore të paeksploruara.

Kur ju e njohët bashkëshortin tuaj, u dashuruat më parë me baletin që ai bënte, apo me vetë Angjelinin si person?
-Në fakt me të dyja. Por mund të theme se unë e kam zbuluar baletin bashkëkohor kur nisa të shikoaj në skenë Angjelinin. Dhe dashuria për baletin vijoj të rritej me dashurinë për të.

Si e zbuluat se Anastaisia ishte personazhi i duhur për filmin tuaj?
-Ka vazhduar gjatë procesi ynë i kërkimit. Kërkuam në Francë e shkuam  në Rusi dhe e zgjodhën atë mes më shumë se 600 kërcimtarëve që pamë.  Filmi është përqëndruar në rrëfimin e një kërcimtari në procesin e të mësuarit për vallëzim dhe procesin e vallëzimit, prandaj për ne ishte shumë e rëndësishme që të të tregonim performancën në ekran, sepse filmi duhet të ishte nga pikëpamja e balerinës dhe duhej të tregohej jo vetëm udhëtimi i saj professional, por edhe zgjerimi i horizontit të balerinës, por  duke përdorur kuadro cilësore, ku në një pjesë Polina bënë praktikë në borën ruse që vërtetë ishte shumë panoramike.   

Sa besnike i keni qëndruar romanit në filmin “Polina”?
-Së pari kemi pasur shumë liri për të krijuar sepse libri ishte komik. Ky libër të bënte të imagjinoje se çfarë do të ishte universi i personazheve dhe si mund të zgjerohej fushëveprimi i tyre. Ka pasur shumë gjëra që kemi rujatur nga struktura e librit, siç është karakteri i Polinës, ku ajo është vërtetë një balerinë, por në të njëjtën kohë ajo është edhe një vajzë shumë moderne, e cila është larg klisheve të kërcimtarëve që shohim.

Në cilat pika të filmit keni bashkëpunuar më shumë me Preljocaj si koreograf?
-Ne kemi diskutuar shumë gjatë bashkë para se të xhironin skenat. Diskutonin se shpesh kur shfaqesh një shfaqje vallëzimi në film nuk kishte atë emocion të atij momenti unik që përcjellë kur e shohim vallëzimin të jetuar në skenë. Kështu që ne diskutuam për kamerat dhe Angelin ka ndimuar për të përshtatur koreografinë duke e trajtuar kamerën si një partnere tonën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun