‘Vals, tango, Rock&Roll e pogonishte', fëmijët me aftësi ndryshe bëhen bashkë në kërcim! Nisma e veçantë e Prima balerinës Adela Muçollari

TIRANË- Pavarësisht vështirësive dhe sesa e komplikuar do të na vijë jetë, të gjithë së bashku ne kërcejmë. 

Ky ishte edhe qëllimi i prima balerinës së Operas dhe Baletit, Adela Muçollari. Ajo nisi rrugëtimin e saj me projektin “Së bashku ne kërcejnë” me fëmijët me aftësi të kufizuar intelektuale në sport, art dhe aktivitete të tjera në jetës.

 “Shpreson që ta vazhdojmë rrugëtimin. Të gjithë kërcejmë pavarësisht vështirësive, pavarësisht se sa e komplikuar mund të jetë jeta. Unë mendoj se me dëshirën e madhe që kemi ne mund të arrijmë të bëjmë gjëra të mëdha, pavarësisht hapave të vegjël. Të kërcejmë së bashku është një projekt i krijuar për personat me aftësi të kufizuar intelektuale. Vjen për herë të parë në Shqipëri. Jam e lumtur që ia kam arritur qëllimit dhe të bëj këto persona të kërcejnë. Unë këto fëmijë i nxora në skenë, u sinkronizuan dhe po kërcejnë vallen tonë popullore. Prindërit kanë qenë suporti im më i madh. I falenderoj pa fund. Pa diskutim dhe për besimin e tyre ndaj meje. Sigurisht që do e vazhdoj dhe pse jo të jetë pjesë e jetës së tyre. Si nënë sot, fjalët më vijnë pak, por gjërat në jetë duhet të bëhen me zemër dhe duhet të besojmë tek gjërat që i duam shumë”, tha ajo.

Gersi Troka 22 vjeç tregon se ky aktivitet përveç e ka lumturuar por ka  bërë edhe shumë miq.  

 “U kënaqa sot. Kam filluar të kërcej. Vallja dhe tango. Po do marr në aktivitete. Kam zënë shok të rinj. Shumë të mirë. Marini dhe tani. Janë shokë shumë të veçantë për mua. Është një eksperiencë shumë e veçantë për mua. Duhet të vazhdojë më tej ky aktivitet”, tha 22-vjeçari Gersi Troka.

Për Blerina Lalën, lumturia është e trefishtë, pasi kërcimin nuk e ka mësuar vetëm djali i saj Micheli, por edhe dy nxënësit e saj.

“Kënaqet fëmija dhe prindëri nuk diskutohet. Është ndryshe, jashtë rutinës së fëmijëve. Është shumë pak. Këtu jam si nënë, si mësuese dhe si drejtuese. Kam një kënaqësi të trefishtë. Aktivitete të tilla duhet të jenë për të gjithë. Në një ditë ndikon ndryshe momentale. Duhet të jenë gjëra të përditshme. Të merren me fëmijën dhe jo me kompleksitetin e vetës së tyre”, tregoi  Blerina Lala.

Ndërsa, Violeta Gjoni, thotë se këto aktivitete ndikojnë shumë pozitivisht në jetën vajzës së saj Elda, por do të donte që të ishin më të shpeshta.

“Mbaj mend se kur kemi filluar këto aktivitete me zor komandoheshin. Tani e shikoni vetë sa mirë ka shkuar. Prindërit duhet të vijnë këtu. Me gjithë vështirësitë që kanë, i shohim të buzëqeshur. Ndikojnë shumë pozitivisht, por duhen më shpesh. Duhet një strukturë shtetërore. Vajza është në fakultet për kopshtari viti I dytë. E ndjek shkollën e ka me shumë dëshirë. Vajza merret me kërcim, pikturë, dhe në shtëpi me kompjuter pikturë, në sport. Mundohemi ta gjithpërfshirë”, tha Violeta Gjoni.

Në aktivitet morën pjesë 70 fëmijë, ku 20 prej tyre performuan në vals, tango, rroken rrol, pogonishte dhe napolon. Për përgatitjen e tyre, është dashur një punë 6 mujore.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion