Këngëtari i njohur, Valton Krasniqi ka anulluar të gjitha aktivitetet muzikore, duke u vendosur në një spital të Zvicrës për shërim, pas një infektimi që ai ka pësuar nga virusi i gripit dhe i ftohti polar që përfshiu një pjesë të madhe të Evropës.
Ai ka shtyrë gjithashtu edhe lançimin e klipit të fundit ”Mister superfly” të cilin e kishte realizuar gjatë muajit që kaloi.
Këngëtari është ende nën trajtimin e mjekëve në spitalin “Universitet BS” të Bazelit, ku së shpejti pritet të shërohet dhe të vazhdojë me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

(SU/shqiptarja.com)