Van Gaal: E di çfarë me pret tek
United, sfida ime më e madhe

Van Gaal: E di çfarë me pret tek<br />United, sfida ime më e madhe
Tekniku holandez, Luis Van Gaal flet për eksperiencën e tij të re te Manchester United. Pas fushatës agresive  ne merkato ku shpenzoi jo pak por 264 milionë euro, kreu i bankinës së “Djajve të kuq” zbuloi arsyen pse e zgjodhi këtë sfidë.
 
“Nuk jam penduar aspak që bëra këtë zgjedhje. E di shumë mirë që kam shumë presion dhe duhet të punoj mirë pasi ka përgjegjësi. Situata nuk është aspak e keqe sepse e dija shumë mirë çfarë më priste”.
 
Në vijim, Van Gaal zbulon se mund të kishte zgjedhur një rrugë më të lehtë sepse kërkesat në adresë të tij nuk kanë munguar.
 
“Mund të kisha pranuar një detyrë me më pak presion dhe e kisha rastin ta bëja një gjë të tillë me Tottenhamin. Në Londër nuk do të kisha ngarkesën që jam i detyruar të përballoj tani. Zgjodha një sfidë të madhe për karrierën time, madje më të madhen që kur kam nisur të punoj si trajner. Dëshira ime e vetme ishte të bashkohesha me klubin numër 1 të Anglisë dhe jo me Tottenhamin”.
 
Një sfidë që deri në këto momente po rezulton e humbur për teknikun e “Djajve të kuq” pasi Manchester United nuk ka arritur ende të fitojë asnjë ndeshje në 3 javët e para të Premier League duke u shkëputur plot 7 pikë nga kryesuesit e Chelseat.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin