/ATSH/. - Luis Van Gaal dyshon se kundërshtaret po e përgjojnë me dron gjatë seancave stërvitore. Për këtë, strategu holandez ka kërkuar nga ekspertët që ta vëzhgojnë qiellin, shkruan gazeta Express.

Trajneri i Manchester United, Luis Van Gaal, dyshon se kundërshtaret nga Premierliga po e përgjojnë me dron gjatë seancave stërvitore.

Sipas tabloidi britanik, The Sun, ish- trajneri i Bayernit ka kontraktuar disa ekspertë për të vëzhguar qiellin në kërkim të droneve, të cilët mund të mbledhin informacione sekrete mbi ambientit e kompleksit Carrington, ku stërvitet ekipi nga Old Trafford.

The Sun shtron pyetjen nëse dyshimet e Van Gaalit janë një paranojë dhe përgjigja është ndoshta po. Por, një paranojë e tillë, sipas tabloidit britanik, mund të justifikohet nga kthimi i dronit fluturues në një objekt mode në futboll, që kur objekti fluturues u shfaq në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.