Pas përcaktimit të dy ekipeve finaliste që do të ndeshjen më 13 Korrik në ‘Maracana’ trajneri i ekipit të Holandës, Van Gal e cilëson si një idiotësi ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt. Sipas strategut holandez është e tepërt që një ekip të kthehet në shtëpi me 2 humbje pas paraqitjes pozitive të mbërritjes deri në gjysmëfinale.

 “E them prej 10 vjetësh se ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt nuk duhet luajtur. Përpos faktit që kemi vetëm një ditë për t’u përgatitur dhe kjo nuk është e drejtë nuk më duket logjike që të shkosh në shtëpi me dy humbje radhazi. Nuk është e drejtë edhe për lojtarët, sepse në fund ka vetëm një trofe dhe këtë e marrin kampionët” deklaroi Van Gal. Më pas tekniku që së shpejti do të marrë drejtimin e Manchester United ka folur edhe për ndeshjen. “Kemi zhvilluar një edicion fantastik dhe këtë e them me krenari.

Askush nuk e priste që të kalonim grupin, ndërsa më pas eliminuam Meksikën, e cila nuk ishte një rivale e lehtë. Përsa i përket portierit, nëse do të kisha mundësi, do ta zëvendësoja përsëri Jasper, por i realizova shpejt zëvendësimet, pasi ishte të domosdoshme” përfundoi ai.



d.b/shqiptarja.com