Në prag të ndeshjes me Meksikën, Louis Van Gaal sulmoi sërish FIFA-n duke e cilësuar të papërshtatshëm orarin në të cilin do të luhet ndeshja. Në një temperaturë rreth 32 gradë celsius dhe me lagështirën e ajrit që arrin deri në 80%, Holanda dhe Meksika do të zbresin sot në fushë në Estadio Castelao të Fortalezas në orën 13.00 me atë lokale dhe 18.00 me atë shqiptare.
“Të zhvillosh një ndeshje në kushte të tilla nuk më duket aspak normale. Lagështia këtu është aq e lartë saqë jam i sigurt se do të ketë ndikimin e saj në këtë sfidë. Meksika është mësuar me situata të tilla dhe besoj se do ta kenë më të lehtë se ne të përshtaten. Në kushte të tilla një futbollist mund të humbasë rreth 4 kilogram nga pesha e tij trupore. Vendimi i FIFA për ta luajtur sfidën në këtë orë nuk është normal megjithatë ne do të zbresim në fushë për të zhvilluar një ndeshje të madhe ku do të synojmë me cdo kusht fitoren. Meksika është një skuadër e ngjashme me Kilin. Madje duke parë të gjithë ekipin e tyre mund të thuhet se ata janë më të fortë se Kili.
Meksikanët luajnë me personalitet dhe cdo lojtar ka cilësi individuale të jashtëzakonshme. Përballë Meksikës do ta kemi shumë të vështirë” deklaroi ai. Ndërsa ndeshja tjetër Kosta-Rika- Greqi në 22:00.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com