Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry ka vlerësuar maksimalisht lojtarin më të ri të Manchester United, Anthony Martialin, i cili kaloi në Angli nga Monaco.
Francezi e ka cilësuar të riun me të ardhme të ndritur te United, i cili kaloi te “Djajtë e Kuq” për shumën e 50 milionë Eurove, duke u kthyer në blerjen më të shtrenjtë të një adoleshenti, pasi është vetëm 19 vjeç.
“Ne e pamë atë në Emirates sezonin e kaluar kur i shkaktonte shumë probleme Arsenalit, ai ka të ardhme të ndritur.
Besoj që do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë duke shkëlqyer te Manchester United, por i duhet dhënë kohë dhe besim për t’u përshtatur” deklaroi francezi.

Për Manchester United, blerja e Anthony Martialin që luan sulmues është goditja më e madhe e verës pas shumë dështimeve në merakto.
Ndërsa trajneri Van Gal ka deklaruar se pret shumë nga blerja e fundit, pasi ka besim te aftësitë e tij.
“Martial është talent dhe i ri, një lojtar me shumë potencial.
Jam shumë i lumtur që e kemi këtu pasi që do të na ndihmoi shumë këtë edicion.
Ai i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për tu bërë një lojtar shumë i rëndësishëm në të ardhmen. Duhet t’i japim pak kohë që të përshtatet në Premierligë”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com