Trajneri i ekipit të Manchester United, Luis Van Gal shprehet se trashëgoi një ekip të shkatërruar duke paralajmëruar të tjera afrime në merkato deri në orët e fundit. Sipas holandezit ekipi ka probleme të shumta, të cilat duhet që të marrin një zgjidhje para fillimit të kampionatit.
“Kam ekip të shkatërruar, pasi ka probleme në pothuajse të gjitha repartet. Kemi lojtarë si Rooney, Van Persie, Hernandez, Welbeck, Juan Mata, Fellaini e Herrera, të cilët mund të vendosen në të njëjtin pozicion dhe kjo është mungesë balance. Është shumë e vështirë të marrësh drejtimin e një ekipi me situatë të tillë.
Megjithatë koha që kemi në dispozicion besoj që do ta na mjaftojë që të arrijmë atë që duam deri në startin e Premier League” deklaroi ai. Sipas raportimit të mediave italiane, Arturo Vidal ka vendosur të largohet nga Juventusi dhe do të jetë blerja e parë e fuqishme e teknikut holandez në stolin e ‘Djajve të Kuq’.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com