Të shtunën, televizioni gjerman RTL ,dha për shikuesit e vet spektaklin "Deutschland sucht den superstar ku krahasuar me edicionet e kaluara 16-të kandidatët kënduan"Live", para publikut . Paraqitja e shqiptares Vanesa Krasniqi ishte jashtëzakonisht e mirë, vlerësimin për të e dha edhe përfaqësuesja e jurisë Natalie Horler . Juria në përbërje: Dieter Bohlen, Natalie Horler dhe Bruce Darnell arritën në "Top 16"-shën e kandidatëve pas një pune të mundimshme, dhe nga 16-të kandidatët gjashtë prej tyre duhet të largoheshin. E para që trimufoi ishte Vanesa Krasniqi e cila pa asnjë vërejtje ka hyrë në "Top 10" më të mirë të konkurrentëve. Kandidatët i pret tashmë sfida për të arritur deri në finalen e spektaklit që do të mbahet në fund të prillit apo fillim të majit.
(SU/shqiptarja.com)