Vangjel Dule: Vrasja e Kacifas në gjykatën e Strasburgut, ngjarja jo vetëm nuk është zbardhur por janë hedhur hapa prapa për ta turbulluar

 

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ishte në Këlcyrë për festën e ‘Jo-së’ dhe bërë homazhe në varrin e Kacifas.

Në një prononcim për median nga fshati Bularat, Dule tha se vrasja e Kacifas herët a vonë do të zbardhet.

“Vrasja jo vetëm nuk është zbardhur por janë hedhur hapa prapa për ta turbulluar edhe më tej. Veçse jam mëse i bindur se e vërteta vonon por nuk harron. Të presim përfundimin e procesit në Strasburg” deklaroi Dule.

Dule komentoi dhe ceremoninë e vendosjes së bustit të ‘Konstantinos Mitsotakis’ në Derviçan, babait të kryeministrit aktual grek i cili mungoi në këtë ceremoni.

“Mungesa ishte një mesazh domethënës. Kishte kundërshti të madhe në aktivitetin e djeshëm. Kishim bustin e një liberal demokrati, reflektimi i të cilit dhe kujtimi i të cilit kaluan kufijtë e Greqisë dhe ishin të përmasave europiane, nga ana tjetër kishim kryeministrin Rama që është ithtar, autokratoruc. Ishte një aktivitet ngritur mbi këtë kundërshti” tha Dule.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Festa e ‘Jo’-së, në Këlcyrë dhe Bularat! Shkon dhe zv/ministri i jashtëm grek: Beleri ka të drejtë të betohet! Me konsullen lule dhe në varrin e Kacifas


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)