Vangjeli në 'Kontrast': Rama mullixhiu i kënaqur që fut në shtrat edhe nusen e inatosur edhe vjehrrën e zemëruar të PD

Opinionisti Lorenc Vangjeli, në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv tha se situata në Partinë Demokratike i leverdis kryeministrin Edi Rama.

‘Edi Rama ka fat më shumë se ai mullixhiu i dikurshëm! Edi Rama fle edhe me nusen edhe mërzitur edhe me vjehrrën depseze. Më të dyja së bashku. Për Edi Ramën është situata ideale që PD të mos e di se cili është kryetari i saj. Dy mëtonjësit kryesor edhe nusja edhe vjehrra janë në shtratin e Ramës. Të dyja së bashku herë njëra, herë tjetra nuk ka rëndësi, radhën gjithashtu nuk ka rëndësi.’- tha Vangjeli.

Ndër të tjera Vangjeli tha se Berisha dhe Basha kanë bërë gjithçka të mundur për të shkatërruar këtë opozitë.

‘Në PD janë të shqetësuar se kush do ta udhëheqë këtë organizatë politike. Të gjitha veprimet, interesat e përkundura që shkojnë atje edhe politike edhe individuale duket se kanë shënjuar jo vetëm fitoren e Ramës në një mandat të katërt, por do të ishte edhe vetë humbja e PD-së. Kur i ligu hap gropat në rrugë budallai e gjen vet rrugën për të rënë vetë brenda! Të gjithë ndoshta të gjithë, në këtë histori peshën kryesore e kanë dy personazhe, Berisha dhe Basha kanë bërë gjithçka të mundur për ta shkatërruar këtë opozitë. I kanë hequr një alternativë për ta zgjedhur. I kanë bërë një dëm të jashtëzakonshme gjithë sistemit në vend. Kanë krijuar një seri problematikash. Ky është një mëkat i cili për fat të keq do të shpaguhet nga të gjithë shqiptarët. Një të keqe të jashtëzakonshme edhe atyre demokratëve që mendojnë si mund të qeverisin më mirë.’- tha Vangjeli.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gardiani shqiponja: 08/09/2023 04:11

    e vertete esht o vangjel keta jane bashke por bejne sikur zihen ,i intereson ramsit per ti mbajtur keto radhiqe si salukun edhe ilir kokpacen rreth tij e ti ushqeje me taksat e popullit edhe pse saluku e rrahu si qen ne mes te tiranes

    Përgjigju
  • Ore...: 07/09/2023 21:42

    Se cka ky qe po na del cdo dite. Qe i djeg dicka as ka dyshim, por uroj mos te jete percellues. Lavdi SPAK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024