Vangjeli: Rama është personi më pak i interesuar që Meta të largohet nga politika! I vetmi post që s'e ka provuar ende

 

Teksa Partia Socialiste ka paralajmëruar një ligj për të privuar ish-bashkëpunëtorët e Sigurmit që të zgjidhen në politikë, analisti Lorenc Vangjeli shprehet se ky nuk është plan i Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri në raport me kundërshtarët sillet si një strateg aq sa ka arritur edhe t'i emërojë ata. Në studion e 'Kontrast' të Report TV, Vangjeli shtoi se Rama është komodo jo vetëm më Metën përballë, por edhe me Berishën.

"Në jurisprudencën politike, Ilir Meta nuk ka mbajtur vetëm një post. Atë të të denuarit, dhe kjo është pjesë e politikës siç po shkojnë punët. Por ata që propozojnë një ligj të tillë, është i cenuar që në thelb dhe i pamoralshëm. Këtu kemi një shah politik. Në opozitë kemi një mbret që duhet të ishtë abdikuar, dhe një mbretëreshë që tentoi ta bënte Lulzim Basha disa kohë... Nëse miratohet ky ligj, të majtët janë të bindur që Iliri është demoni dhe përfaqësuesi i së keqes.

Ndërsa në PD janë të bindur që kjo është një tentativë e Edi Ramës të shpërbëjë opozitën. Kjo do të ishte njëhistori pa fund. Besoj se është një nga ato lojërat, si çdekretimi i zgjedhjeve lokale, që shumica e socialistëve ishin të gatshëm të hidheshin në luftë kundër Ilir Metës. U vu në lëvizje Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. Dhe i vetmi person i painteresuar që të shkarkohej ilir Meta në atë kohë ishte Edi Rama. Edhe në kontekstin e kohës, Edi Rama nuk ka asnjë interes që Meta të largohet nga politika. Atij i duhet një tjetër fushë beteje ku Ilir Meta të shpenzojë nerva, kohë, energji e të tjera. Ramës i intereson Ilir Meta përballë.

Ai është armiku i përkryer i Edi Ramës, i cili me të njëjtën lehtësi që ka formuar kabinetin qeveritar, ka arritur në momentin që të emërojë edhe armiqtë e tij. është shumë i lumtur për këtë, më besoni. Ndryshe nga Ilir Meta që sa herë i përmendet emri i kujtohet koha që nga Poliçani, te tunelet e Krrabës e deri në një seri të pafundme akuzash si video e famshme me Dritan Priftin apo plani për të vrarë dy deputetë shqiptarë" - tha Lorenc Vangjeli për 'Kontrast' në Report TV.


Lajmi kryesor:

Meta i rekrutuar nga Sigurimi? Vangjeli: Berisha, avokat që i bën dëm Ilir Metës! Dekriminalizimi, ligj kriminal


/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Durrës! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë