Meta i rekrutuar nga Sigurimi? Vangjeli: Berisha, avokat që i bën dëm Ilir Metës! Dekriminalizimi, ligj kriminal

Për analistin Lorenc Vangjeli, ligji i dekriminalizimit është një nga më kriminalët që ka votuar ndonjëherë Kuvendi i Shqipërisë, duke mohuar kështu të drejtën e shenjtë të rehabilitimit që parashikon drejtësia. Në studion e 'Kontrats', duke u ndalur tek akuzat ndaj Ilir Metës si ish i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, Vangjeli tha se në rastin konkret Sali Berisha është avokat më i keq për ish-presidentin.

Në 'Report TV', analisti shtoi se ndarja në dy blloqe, bardhë e zi, në Tiranë, synon të imponojë një qendrim të gabuar.

"Një avokat i keq bën më shumë dëm sesa një prokuror i mbarë. Sepse një prokuror i mbarë do të tentonte drejt të vërtetës. Ndërsa avokatia e zotit Berisha është vetëm reflektive. Nëse kundërshtarët e tij do të pohojnë diçka, ai do të nxitojë të mohojë. nga ana tjetër është një histori shumë më e komplikuar sesa duket në pamje të parë. Ka një pretendim sipas të cilit zoti Meta kur ka qenë student 30 e ca vite më parë, ka qenë i rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit. Unë mendoj se sërish ndarja në dy blloqe bardhë e zi në Tiranë synon dhe tenton të japë qëndrim të gabuar dhe të bëjë arbitrim të gabuar.

Edhe krimi i vrasjes rehabilitohet një ditë, pas 25 apo 30 vitesh. Kjo ka të bëjë me ligjin e dikriminalizimit, por që është një nga ligjet më kriminale që kanë miratuar ndonjëherë deputetët shqiptarë. Ka vrarë atë që është e shenjtë në drejtësi, të drejtën e rehabilitimit. Mës shumë mëkatarëve të Tiranës pakkush ka të drejtë të godasë me gurë Ilir Metën apo ndonjë tjetër" - tha Lorenc Vangjeli për 'Report TV'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Vangjeli jep detajin interesant: Pse Rama i mban sulmet vetë! Doktori duket sikur do t'i hynte pyllit me bisturi në dorë

 

Analisti Lorenc Vangjeli tha pasditen e së hënës se zgjedhja e Ramës për t'i përballuar vetë sulmet politikë nuk është zgjidhja më e mirë për të. Por sipas Vangjelit, kjo taktikë për hir të ekipit, ka bërë që Kryeministri të jetë i pari që reagon në rastet e akuzave më të rënda.

"Në të gjithë skandalet e mëdha apo dyshimet që kanë ndodhur, Edi Rama ka qenë i pari që ka folur. Që nga inceneratorët, ashtu edhe të sulmi kibernetik e të tjerë. Kjo është zgjedhja e tij, por nuk është zgjidhja më e mirë për atë vetë. Rama ngjan si pema e vetme dhe të tjerët janë në lartësinë e barit. Kështuqë Edi Rama ka zgjedhur për hir të ekipit të sillet kështu. Opozita nuk del dot më një sëpatë t'i bjerë kësaj 'peme' vetëm në rastin kur bishti i sëpatës të ishte nga vetë 'degët' e Ramës. Sot duket sikur doktori është gati t'i hyjë pyllit me bisturi në dorë..." - tha Vangjeli.

Ora 18:47
Vangjeli: Rama është personi më pak i interesuar që Meta të largohet nga politika! I vetmi post që s'e ka provuar ende

 

Teksa Partia Socialiste ka paralajmëruar një ligj për të privuar ish-bashkëpunëtorët e Sigurmit që të zgjidhen në politikë, analisti Lorenc Vangjeli shprehet se ky nuk është plan i Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri në raport me kundërshtarët sillet si një strateg aq sa ka arritur edhe t'i emërojë ata. Në studion e 'Kontrast' të Report TV, Vangjeli shtoi se Rama është komodo jo vetëm më Metën përballë, por edhe me Berishën.

"Në jurisprudencën politike, Ilir Meta nuk ka mbajtur vetëm një post. Atë të të denuarit, dhe kjo është pjesë e politikës siç po shkojnë punët. Por ata që propozojnë një ligj të tillë, është i cenuar që në thelb dhe i pamoralshëm. Këtu kemi një shah politik. Në opozitë kemi një mbret që duhet të ishtë abdikuar, dhe një mbretëreshë që tentoi ta bënte Lulzim Basha disa kohë... Nëse miratohet ky ligj, të majtët janë të bindur që Iliri është demoni dhe përfaqësuesi i së keqes.

Ndërsa në PD janë të bindur që kjo është një tentativë e Edi Ramës të shpërbëjë opozitën. Kjo do të ishte njëhistori pa fund. Besoj se është një nga ato lojërat, si çdekretimi i zgjedhjeve lokale, që shumica e socialistëve ishin të gatshëm të hidheshin në luftë kundër Ilir Metës. U vu në lëvizje Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. Dhe i vetmi person i painteresuar që të shkarkohej ilir Meta në atë kohë ishte Edi Rama. Edhe në kontekstin e kohës, Edi Rama nuk ka asnjë interes që Meta të largohet nga politika. Atij i duhet një tjetër fushë beteje ku Ilir Meta të shpenzojë nerva, kohë, energji e të tjera. Ramës i intereson Ilir Meta përballë.

Ai është armiku i përkryer i Edi Ramës, i cili me të njëjtën lehtësi që ka formuar kabinetin qeveritar, ka arritur në momentin që të emërojë edhe armiqtë e tij. është shumë i lumtur për këtë, më besoni. Ndryshe nga Ilir Meta që sa herë i përmendet emri i kujtohet koha që nga Poliçani, te tunelet e Krrabës e deri në një seri të pafundme akuzash si video e famshme me Dritan Priftin apo plani për të vrarë dy deputetë shqiptarë" - tha Lorenc Vangjeli për 'Kontrast' në Report TV.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë