Vangjeli zbulon detaje për dosjen e Ahmetajt: Dy vilat janë pikat kyçe e SPAK, s’i justifikon dot! Mbrojtja e tij pretendon se njëra i përket një zviceranie

Kërkesa e SPAK kundrejt Kuvendit për të arrestuar ish-ministrin Arben Ahmetaj, ka turbulluar ujërat në mjedisin politik. Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka zbuluar detaje në lidhje me dosjen e ish-ministrit. Sipas Vangjelit, dy pikat kryesore ku po heton SPAK janë dy vilat e Arben Ahmetajt, njëra në Hamllaj dhe tjetra në një resort jug të vendit, të cilat ish-ministri nuk i justifikon dot. Më tej Vangjeli tha se një nga vilat, sipas pretendimit të Ahmetajt i përket një shtetase zviceranie.

‘Ky është rasti i parë i një zyrtari të lartë për pasuri. Nëse kishte probleme shihej gjithë zinxhiri që është marrë me këtë gjë. Ndjekja e parave do të sillte dhe problematikat. Unë e njoh dosjen e Ahmetatj dhe dy janë pikat në të cilat SPAK ka dyshime të arsyeshme qoftë Vila në Hamallaj qoftë vila tjetër në një resort në jug të vendit, të cilat janë të pajustifikuara. Nëse në rastin e parë ka ndodhur dyshimi se vila është dhënë nga një prej pronareve të incerenatorëve i cili nuk ka qenë pronar. Pagesat janë bërë nga kanale bankare. Burimi thuhet se ka të bëjë nga të ardhurat e bashkëjetueses së Ahmetajt. Te e dyta pronari i vërtetë i kësaj vile sipas pretendimit të Ahmetaj dhe studios ligjore, është një shtetase zvicerane e cila ka shkuar në SPAK dhe ka deklaruar me vullnetin e lirë mundësinë e saj për të krijuar këtë pronë dhe për ta gëzuar sipas shtetit shqiptar. Po jetojmë në kohë të vështira. Mëkatarët sot kanë shumë frikë pasi për herë të parë për 30 vjet po tenton të vendoset balanca dhe kontrolli nëpërmjet 3 pushteteve. Pushteti komandohet nga socialistët ndërkohë që për makthin e të gjithëve e për cinikët pushteti gjyqësor po Lufton për ti dhënë këtij pushteti pavarësinë nga politika.’- tha Vangjeli.

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja tha kur flet drejtësia politika duhet të heshtë, ndërsa pohoi se drejtësia në Shqipëri ka filluar që të funksionojë.

‘Kur flet drejtësia politika duhet të heshtë. Them se drejtësia në Shqipëri ka filluar të funksionojë ndonëse me hapa të ngadaltë, por ka filluar që të funksionojë. Respektoj çdo vendimmarrje të drejtësisë. Është koha që duhet të vlerësojmë vendimet drejtësisë!’- tha Gështenja.

Korrupsion në 6 raste, fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash, janë akuzat me të cilat më 7 korrik SPAK iu drejtua Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt. Për 6 orë ai mohoi akuzat në prokurori më 22 qershor, por SPAK pretendon se ka prova dhe i kërkon Kuvendit ta shqyrtojë kërkesën me dyer të mbyllura për të mos cenuar sekretin e dosjes që ka edhe persona të tjerë në hetim.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?