TIRANË- Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar planin e Sali Berishës, atë skenar që ka në fokus dhunë dhe tensionimin e situatës. Në Report Tv, në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga, Vangjeli thotë se Berisha ka plane për të bllokuar një pjesë të akseve kryesore në vend me kamionë dhe traktorë, në rast se Gjykata e Apelit nuk i jep vulën e partisë.
“Mos u habisni që të shikojmë në lajme kamionë ose traktorë që do jenë një postbllok i dytë para në Rrugës së Kombit, në kamion dhe traktorë që të çon drejt Rinasit dhe autostradën e Tiranë Durrës dhe hapa të tillë radikal. Mbetet të verifikohet në harkun e 10 ditëve në varësi të vendimit të Gjykatës. Nëse sot u duk sikur pati paqe në parlament, mësuar nga ca jemi mësuar të shohim, në rast se vendimi i gjykatës nuk do i interesojë Berishës do ketë një tensionim të tejskajshëm të situatës”, tha Vangjeli.
Ai vazhdon deklaratën e tij, duke thënë se vetë Berisha e ka paralajmëruar këtë skenar për një tensionim të tejskajshëm të situatës. Vangjeli shton se fraza e përsëritur sot nga Berisha në protestë para qytetarëve të pakët në numër, plot tre herë ku tha “për 3 minuta hyjmë në parlament”, nuk është për t’u kaluar pa u vënë re.
“Doktori e ka paralajmëruar, kërcënon edhe Surrelin, dhe sot tha “për 3 minuta në hyjmë në sallë", por ka shumë gjëra në jetën njerëzore që mezi pret të hysh brenda, por në fund del”, përfundoi Vangjeli.
Prej më shumë se 3 seanca, opozita ka bllokuar zhvillimin normal të Kuvendit, e ndërsa jashtë saj, ka zhvilluar protestë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
61.8%
-
E gabuar
30.9%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2952
Lajme të tjera
-
Propozimi i Berishës që hap dosjet e korrupsionit të qeverisë Meta 2000-2002, 'Ligjet' japin 'OK’, kërkohet mendimi i qeverisë, Partia e Lirisë hesht
2 Qershor, 18:04
-
Lirimi i Tahirit, avokatët në Report Tv: Vendim i drejtë por i vonuar, politizohet! Beqiri për Berishën: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet Shkëlzeni në burg
2 Qershor, 14:48
-
Këshilla e fundit e Manjanit për demokratët dhe Berishën: Pse duhet të themeloni urgjentisht një parti e re
2 Qershor, 14:14
-
Zgjedhjet e 14 majit, Tabaku: Të mbajmë përgjegjësitë tona! Duhet reflektim nga deputetët e PD-së! Mosrritja e pagave, paaftësi e qeverisë
2 Qershor, 13:57
-
Veliaj e paditi për shpifje, shtyhet sërish gjyqi ndaj Berishës
2 Qershor, 13:54
-
PD, si kazino politike
2 Qershor, 13:41
-
14 Maji/ Berisha: Në 6 qendra votimi në Kamëz janë gjetur 240 ndërhyrje manipulative! Në Tiranë 15% e votuesve ishin zgjedhës shëtitës
2 Qershor, 12:36
-
Pse humbi kaq rëndë, pse mund të humbë edhe më rëndë dhe çfarë mund të bëhet?
2 Qershor, 09:23
-
Basha mesazh Berishës: Aleanca me BE e SHBA na çon drejt fitores! Lidership i rremë është ai që sakrifikon të tjerët për veten
1 Qershor, 22:14
-
Kuçana: Berisha ka vendin e tij të nderit por PD duhet të ketë reflektim! Çollaku: Pa ikur ai nuk ringrihet PD
1 Qershor, 19:18
-
Për militantët e Berishës që thonë pse duhet ta japë dorëheqjen ai, kur e do baza?
1 Qershor, 19:11
-
Humbja e thellë e PD-së më 14 maj, Astrit Patozi për Report Tv: Shkak përçarja! Nëse Berisha dhe Basha vijojnë ‘luftën’, s’ka bashkim
1 Qershor, 14:25
kush na e ktheu prape ne politike se na lodhi ...
PërgjigjuIkni mor ju shplafte mortja me gjithe saiun
Përgjigju