Vangjeli zbulon për herë të parë: Francezët i morën makinën ish-kryeministrit shqiptar, ishte e një personazhi të botës së krimit

Për të folur rreth kriminalitetit në vend, dhe jo vetëm, ish-prokurori i njohur Eugen Beci ishte sot përballë gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli. Ndërkohë që ky i fundit tregoi një detaj nga operacionet që Shqipëria ka bërë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Në ‘Kontrast’ për Report TV, Vangjeli tha se më tepër se një vit më parë një ish-kryeministër shqiptar është detyruar të zbresë nga automjeti Porsche Cayene që ngiste, pasi automjeti kërkohej me çdo kush nga autoritetet franceze.

“Në një hetim me autoritetet franceze, u kërkua sekuestrimi i një makine tepër luksoze. Dhe për shkak të kërkesës së autoriteteve franceze, nga timoni i saj zbriti një ish-kryeministër. Që do të thotë se një ish-kryeministër i Shqipërisë përdortë një automjet të ardhur nga bota e krimit. Makina u sekuestrua dhe u dërgua në Francë për llogari të autoriteteve” - tha Vangjeli duke zbuluar për herë të parë një episod të panjohur.

Ky rrëfim u konfirmua edhe nga ish-prokurori Beci. Ai shtoi në ‘Kontrast’ se përveç automjetit në fjalë, personit të ndaluar iu sekuestruan dhe një sërë pronash.

“Jo vetëm makina, por edhe disa apartamente dhe asete në Vlorë. Makina ishte e një shtetasi shqiptar që ishte emigrant në Francë dhe kishte aktivitet kriminal dhe tregtar atje. Por më interesante ishte që me autoritetet franceze krijuam një marrëdhënie të ngushtë dhe ata ndërhynë që çdo lloj aseti që do t’u bllokohej këtyre elementëve do t’i kalonte Shqipërisë si një lloj ndihme financiare për autoritetet shqiptare”  - tha Beci.

I.K/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 14/02/2022 19:17

    Mos na e keni lene Liken te iki ne kembe ke GJirizi i Lalzit....

    Përgjigju
  • tani: 14/02/2022 18:47

    E kush qenka ky ishi? Nano ose shpellari se sma mer mendja te jete meksi ...se burri i shrekut dhe majki kan imunitet Shpellari edhe ai kshu qe kush esht? Nano ...pretendent per president????????

    Përgjigju
    • tini: 14/02/2022 20:16

      Epo shpellari pune shpi e shpi pune e kishte itenerarin. Neper kafe e restorante zor se e gjeje apo gjen. Kshu qe si qeflinj tavoline e muhabeti, me ckemi pare, o Nano, o Meta, o Rama do kete qene.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter