Vangjush Dako kërkoi gjykim të shkurtuar, vendimi i GJKKO-se shtyhet për më 19 korrik

Vangjush Dako kërkoi gjykim të shkurtuar, vendimi i GJKKO-se shtyhet për më 19 korrik

Vangjush Dako në sallën e gjyqit, foto arkiv

Durres- Gjykata e Posaçme shtyn seancën për ish kryebashkiakun Vangjush Dako dhe për të tjerët në datë 19 korrik ora 12:30. Shkak mungesa e avokatit të Hanza Rekës.

Ky i fundit paraqiti kërkesë në sekretarinë e gjykatës përmes klientës se tij, për shtyrjen e procesit në nje datë tjetër me argumentin se ndodhet jashtë territorit të vendit. Hanza Reka kërkoi që procesi të mos vijojë pa praninë e avokatit të saj, kërkesë që u pranua nga gjyqtarja Elsa Ulliri.

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Dako u arrestua në 6 qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u lirua pas 9 muajsh paraburgim, konkretisht më 27 shkurt 2024 pasi skaduan afatet e paraburgimit dhe ndaj tij u caktua masa arrest shtëpie me mbikëqyrje policore 24 orë.

Të pandehurit në dosjen e Vangjush Dakos
1. Vangjush Dako, me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal, e kryer dy herë;
2.      Adhurim Qehajaj, me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, si dhe veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 dhe 248 dhe 25 të Kodit Penal;
3.      Fiqiri Farruku, administrator i subjektit “Fakle” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;
4.      Ermal Lama, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;
5.      Fatmir Ejupi, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;
6.      Adrian Bulku, me detyrë Inxhinier topograf i licencuar, i kontraktuar nga Shoqëria “Fakle” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të vulave, stampave e formularëve”, e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar, nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 25 të Kodit Penal;
7.      Ferzilet Hajdëri, me detyrë Ing. Ndërtimi e Licencuar, në rolin e kolaudatorës së objektit të ndërtuar nga Shoqëria “Fakle” sh.p.k, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
8.      Adnand Toçila, me detyrë specialist në Zyrën e Projekteve në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
9.      Diana Dedja, me detyrë specialiste në Zyrën e Projekteve në Bashkinë Durrës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
10.  Bashkim Salillari, me detyrë specialist në Zyrën e Projekteve në Bashkinë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
11.  Hanza Reka, me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës në Bashkinë Durrës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Memaliaj/ Kanosi me sëpatë bashkëshorten, në pranga 61-vjeçari

Memaliaj/ Kanosi me sëpatë bashkëshorten, në pranga 61-vjeçari