1758044963_1712921094dako.jpg

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar nga Policia e Durrësit në zbatim të vendimit të Apelit të GJKKO, që e riktheu në burg me vendimin e ditës së sotme.

Sipas burimeve të Report Tv, Dako përfundoi në spital pasi u mësua vendimi që ai duhet të rikthehet në qeli, pasi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 ditë dënim.

Sipas të dhënave, Dako ka pësuar aritmi dhe mori ndihmë në spital. Aty shkoi edhe Policia e Durrësit, duke bërë të mundur ekzekutimin e vendimit të Apelit të GJKKO.

Vangjush Dako pritet  t'i dorëzohet Drejtorisë së Burgjeve ditën e nesërme për ta rikthyer në qeli.


Lajmi kryesor:

Apeli i GJKKO rikthen në burg Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit duhet të vuajë edhe 10 ditë dënim! Policia e gjen në spital