VanHorn takohet me deputetët Shehi, Alibeaj e Shehaj, shqetësime për zgjedhjet e 2025! LZHK: Takimi i dy Kuvendeve, pozitiv nëse s’është për qëllime elektorale

VanHorn takohet me deputetët Shehi, Alibeaj e Shehaj, shqetësime për zgjedhjet e 2025! LZHK: Takimi i dy Kuvendeve, pozitiv nëse s’është për qëllime elektorale

Dashamir Shehi, kreu i LZHK

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me deputetin Dashamir Shehi, njëkohësisht dhe bashkëkryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.

Në këtë takim që mbajtur tre ditë më parë, ishin të pranishëm edhe deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Agron Shehaj

Gjatë takimit u bisedua mbi aktualitetin politik në Shqipëri. Në këtë kuadër, u ngritën disa shqetësime, të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Shqipëri, më 11 Maj 2025.

“Ndër këto shqetësime, u theksua sidomos fakti që mazhoranca po përdor asetet dhe financat e shtetit në funksion të fushatës zgjedhore të saj”, njoftohet nga LZHK

LZHK vlerësoi pozitivisht edhe  seancën e përbashkët plenare të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 

“Nëse kjo seancë, nuk zhvillohet thjeshtë për interesa zgjedhore pasi më 9 shkurtin 2025 në Kosovë dhe më 11 maj 2025 në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet parlamentare, do të ishte një ngjarje e madhe në dobi të çështjes kombëtare. Sido që të jetë, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e vlerëson pozitivisht këtë seancë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës”, thuhet në njoftim. 

Brenda këtij kuadri, LZHK kërkoi që çështje të tilla si e bashkimit kombëtar kërkojnë politika të zgjuara, me qëllim që interesat afatgjata kombëtare të mbahen gjithnjë në qendër të lëvizjeve politike e diplomatike. 

“Situata e tensionuar e sigurisë në veri të Kosovës, tregon se armiqtë historikë të kombit shqiptar, ndjekin një strategji të unifikuar dhe me forca gjithnjë e më goditëse për të arritur qëllimet e tyre. Prandaj, krijimi dhe forcimi i instrumentave të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të sigurisë, është vendimtar në këtë proces. Veprimet e izoluara nga njeri, apo tjetri shtet, mund të rrezikojnë gjithçka që kemi arritur si komb”, vlerësohet në njoftim.

Në fund theksohet dhe sugjerohet se ‘jo vetëm këto takime të bëhen më shpesh, por të ftohen të marrin pjesë edhe deputetët shqiptarë nga trevat shqiptare në Maqedoni, në Luginën e Presheves, në Malin e Zi dhe në diasporë’.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia njeh pasaportat e Kosovës