SUVA (Fixhi), 15 mars /ATSH-AFP/ - Cikloni i fuqishëm që goditi arkipelagun Vanuatu ka dëmtuar rreth 90 për qind të banesave në kryeqytetin Port Vila, deklaroi sot OJQ-ja humanitare Oxfam.
"Kjo do të jetë me shumë gjasa një prej katastrofave më të rënda të ndodhura ndonjëherë në Paqësor.
"Nevojat humanitare do të jenë shumë të mëdha", deklaroi drejtori i Oxfam për Vanuatunë, Colin Collet van Rooyen.
Vanuatu dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme pas kalimit të ciklonit shkatërrues "Pam" në këtë arkipelag, ku ndihmat kanë filluar të mbërrijnë pas një prej katastrofave më të rënda meteorologjike të ndodhura ndonjëherë në rajon.
Zyra Kombëtare e Katastrofave konfirmoi se gjashtë persona kishin humbur jetën nga cikloni, ndërkohë që OKB-ja ka njoftuar për 44 të vdekur në këtë arkipelag me 88 ishuj, një prej vendeve më të varfra në botë./
/ec/












