Vapa “djeg” pushimet e policëve! 12 orë punë në ditë! Bisedat e efektivëve do monitorohen me aplikacion të ri

Policët dhe familjet e tyre nuk do të pushojnë si zyrtarët e tjerë këtë sezon veror.  Drejtoria e Policisë ka vendosur që nga 20 qershori e deri më 15 shtator 2024, punonjësve të Policisë së Shtetit t’u anulohen pushimet vjetore. Leja për ta është parashikuar në vjeshtë e deri në fund të vitit. Megjithatë thuhet se do të përfitojnë një rrogë shtesë

Urdhri, të cilin Report Tv e disponon, i firmosur nga drejtori i përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, detyron policët të anulojnë pushimet me familjen për të shkuar në shërbim të uniformës blu. Në raste të veçanta dhe për arsye të motivuara, drejtuesit e strukturave policore, mund të miratojnë pushime të pjesshme. Shumë prej tyre, prej muajsh kanë prenotuar dhe kjo përkthehet me para të shkuara dëm. Përveç kësaj, prej disa ditësh tashmë, efektivët e Policisë së Shtetit punojnë në sistem 12 orësh në ditë, duke shtuar vështirësinë në këtë periudhë të temperaturave të larta.

Ndërkohë, ligji për Policinë e Shtetit pritet të kalojë javën e ardhme në qeveri dhe më pas në komisionet parlamentare. Fokusi sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, është ngritja në karrierë e policëve.

“Kemi propozuar një reduktim të numrit të gradave të gjithë nivelit të strukturës së gradave në polici, me qëllim që t’i japim mundësi të rinjve që të bëjnë para në karrierën e tyre deri në nivelet më të larta drejtuese të policisë”, u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

I kthyer nga vizita në Gjermani, Balla përmendi për herë të parë një aplikacion të ri të brendshëm që do të përdoret nga Policia e Shtetit.

“Po punojmë me Republikën Federale Gjermane për të pasur brenda PSH një sistem të ri komunikimi duke mos përdorur aplikacionet e njohura deri më tani që përdoren nga të gjithë, por të kemi një aplikacion tonin të komunikimit, i cili të monitorojë çdo lloj forme komunikimi”, tha Balla.

Balla është optimist për një ekstradim të mundshëm të Durim Bami nga Dubai.

“I kemi të gjitha instrumentet për ta tejkaluar dhe për ta vendosur jo vetëm këtë person, por edhe persona të tjerë përpara drejtësisë shqiptare”, theksoi ministri i Brendshëm.

Ministri Balla foli edhe për formularit e vetëdeklarimit të policisë, i cili sipas tij është një tjetër përpjekje për ta bërë më të mirë e të besueshëm strukturën.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 21/06/2024 07:35

    Ska problem.i Fus 1 raport mjekësor DHE kalamajt do I coj ne plazh.kaa gjithmon zgjidhje per CDO gomarllik QE firmoset.poor Dua te di nuk ka ndonje te zgjuar ne ministri te bei ndonje Grafik per pushimet e garantuara me kushtetut?

    Përgjigju
  • Johnny: 20/06/2024 19:51

    Në punë 24 orë ti mbash, se ndryshe të bëjnë puçin e rradhës nongratat në polici

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 20/06/2024 17:48

    Rendesi ka qe bejne pushime te huajt.

    Përgjigju
  • Boti: 20/06/2024 17:38

    Ca eshte kjo idiotesi kombetare?? Pse ca eshte polic mavria, sherbetor?? Eshte punonjes shteti o bos, ka te drejta dhe detyra. Shtet shkerdhate.

    Përgjigju
  • Shkodrani ST: 20/06/2024 16:42

    Turpi i madh keshtu eshte kure ske sindikate as ore shtese as pushime as dieta asgje per te vetmit njerez qe e sherbejne ket popull …Taulant Palla mos bej as ti pushime simjet????

    Përgjigju
  • Giorgio: 20/06/2024 16:41

    La sorella di giorgio

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion