Vapa ekstreme në Suedi, “zhduket” maja më e lartë

Vapa ekstreme në Suedi, “zhduket” maja më e lartë

Mali në Suedi

Vala e të nxehtit ka përfshirë Evropën, ku ditët e ardhshme pritet që temperaturat mund të thyejnë një rekord të ri. Pjesët jugore të Spanjës dhe Portugalisë parashikohet të arrijnë në temperatura deri në 47 gradë, duke tejkaluar të dhënat e regjistruara deri më tani.

Një akullnajë në malin Kebnekaise të Suedisë nuk është më pikë më e lartë e vendit e mbuluar me dëborë, sepse u shkri aq shumë gjatë muajit korrik. Gunhild Ninis Rosqvist, profesor i gjeografisë në Universitetin e Stokholmit, e quajti zhvillimin "mjaft të frikshëm", duke shtuar se "Ju shikoni qartë efektet e ndryshimeve klimatike këtu". Kulmi popullor humbi 4m të borës midis 2 korrikut dhe 31 korrikut.

Kjo po ndodh shumë shpejt. Rezultati i kësaj vere të nxehtë do të jetë një humbje rekord i borë dhe akullit në male",tha Rosqvist. Në matjen e fundit, maja jugore arriti 2.097 metra mbi nivelin e detit, vetëm 20 cm më e lartë se sa 2096.8 metra e majës së veriut. Parashikimi është se që nga 1 gushti kulmin jugor do të jetë më i ulët se piku verior.

Gunhild Ninis Rosqvist

Vitin e kaluar, dallimi mes dy majave ishte dy metra. Akullnaja jugore, lartësia e së cilës është matur që nga viti 1880, është shkrirë me një metër çdo vit në dy dekadat e fundit, sipas Universitetit të Stokholmit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen