Vapa, mbërrin i nxehti
afrikan, dje 40 gradë

Vapa, mbërrin i nxehti<br />afrikan, dje 40 gradë
TIRANE- Mund të konsiderohet si valë e të nxehtit afrikan, temperaturat e larta që kanë prekur vendin tonë këto ditë. Dje madje është shënuar dita më e nxehtë e vitit, ku termometri ka regjistruar 40 gradë celcius.

"24 orët që lamë pas është regjistruar temperatura 39 gradë celsius në Gjirokastër, por edhe në vendet e ulëta, ndërsa dita e hënë është një ndër ditët më të nxehta të muajit korrik, parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në 40 gradë", - thotë Rezarta Xhakollari, sinoptikane në Shërbimin Ushtarak Meteorologjik.

Sipas sinoptikanëve, në datat 30 dhe 31 korrik parashikohet një ulje me 1 deri në 2 gradë të temperaturave, për të sjellë sërish temperaturat e nxehta të këtyre ditëve në fillim të gushtit. "Data 1, 2 dhe 3 gusht do të mbeten të nxehta me temperatura, të cilat do të jenë sërish në vlerat deri në 38 gradë celsius. Nuk presim ndryshime shumë të ndjeshme në fushën atmosferike. Një rënie e lehtë do të ketë ditën e martë dhe të mërkurë, ku do të ketë zhvillime vranësirash, kryesisht në relievet malore", - thotë Xhakollari.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët