Kanadaja ka vendosur që t’i hapë rrugë përdorimit të heroinës për raste të trajtimit mjekësor për përsonat që janë shumë të varur nga droga.
 
Përdorimi i  “diacetylmorphine” do të lejohet vetëm në raste të emergjencës dhe ilaçi do u jepet pacientëve vetëm në mbikëqyrje të specializuar, në rastet kur kurat e tjera nuk janë të efektshme.
 
Sipas mediave kanadeze, trajtimi mjekësor me heroinë për ata pacientë të cilët nuk i përgjigjen trajtimeve të tjera mund të ndihmojë që ata të rrinë larg rrezikut të përdorimit të mbidozës, infeksioneve virale përmes shiringës dhe endokardit.
 
Studimet tregojnë se heroina e përdorur si trajtim mjekësor me recetë redukton përdorimin e paligjshëm të drogës dhe kështu zvogëlon aktivitetin kriminal dhe kostot e shërbimit shëndetësor
 
Pavarësisht nismës së qeverisë, jo të gjithë kanadezët e mbështesin këtë nismë dhe kanë shprehur rezerva.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com