VAR-i do të përdoret për herë
të parë në një Botëror

VAR-i do të përdoret për herë<br />të parë në një Botëror<br>
Botërori i futbollit që do të zhvillohet në Rusi këtë vit do të ketë në çdo fushë të fazës finale edhe sistemin e diskutueshëm të teknologjisë VAR, që është testuar anembanë globit.

Mendoj se është fantastike të përdorim teknologjinë në futboll, pasi na siguron drejtësi duke evituar gabime të qarta dhe të dukshme për këdo. Ka disa kompani në këtë sektor që kanë treguar interes të madh për projektin tonë për Botërorin”, tha një nga drejtuesit e FIFA-s, Filip Lë Flok, drejtues i FIFA-s.

Vendimi përfundimtar do të merret në fillim të marsit, por FIFA ka nisur që tani të testojë opinionin me videoarbitrimin edhe në nivel kaq të lartë.

Në shumë kampionate elitare si Seria A, tifozët janë mësuar tashmë me pushimet e pazakonshme për të rishikuar një aksion të dyshimtë në rastin e një penalltie, një kartoni të kuq apo kur sfera kalon vijën fatale.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike