Varësi ndaj telefonave? Apple nxjerr aplikacionin që tregon sa kohë e përdorim celularin

Varësi ndaj telefonave? Apple nxjerr aplikacionin që tregon sa kohë e përdorim celularin

Craig Federighi, zëvendëspresidenti i kompanisë Apple

Apple ka zbuluar karakteristika të reja për të ndihmuar përdoruesit të kontrollojnë sa shpesh përdorin telefonat e tyre.

Edhe pse mund të shihet si një hap i pazakontë për një kompani që shet smartfonë, do të nxjerrin në pah karakteristikat që tregojnë se sa gjatë kalojnë konsumatorët në pajisjet e tyre.

Planet që synojnë të përmirësojnë mirëqenien dixhitale, përfshijnë një veçori të re të quajtur Screen Time.

Aplikacioni do të ju dërgojë përdoruesëve raporte javore për mënyrën se si ata përdorin iPhones ose iPads e tyre.

Prindërit mund të krijojnë një veçori që do t'u dërgojë raportet nga telefonat e fëmijëve të tyre dhe do të vendosë afate kohore për përdorimin e aplikacioneve.

IOS 12 software i ri që fuqizon iPhone dhe iPad u zbulua gjatë konferencës vjetore të kompanisë.

Zëvendëspresidenti i Apple i inxhinierisë së softuerit, Craig Federighi, tha se ishte e rëndësishme që nganjëherë të "ndalej përorimi i tepërt i smartphonëve.

Një modalitet i ri "gjumë" do të vihet në dispozicion, duke shtuar veçori për cilësimin e mos shqetësimeve për të errësuar ekranet e pajisjes dhe për të fshehur njoftimet deri në mëngjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu