Varësia e fëmijëve nga telefoni, prindërit për Report Tv: Shpesh jua japim për t'i gënjyer (VIDEO)

Smartphone dhe fëmijët janë kthyer në një dyshe të pandashme në kohët që jetojmë. Që në moshë të vogël sheh fëmijët që mbajnë në duar telefona celularë për të parë filma vizatimorë apo për të shkarkuar aplikacione me lojëra. Shpeshherë prindërit e përdorin celularin si një mënyrë për të fituar pak kohë nga fëmijët dhe për t'u shplodhur, por e shohin dhe si një mënyrë për t'i bindur që të hanë ushqimin apo për të bërë detyrat. Ata po e aplikojnë gjithmonë e më shumë metodën e përdorimin të celularëve për të “gënjyer” fëmijët. Report Tv pyeti disa nga prindërit në kryeqytet për këtë çështje, ndërsa të gjithë u shprehën se sado përpiqen të reduktojnë dhe kufizojnë kohën e tyre  në celular, shpesh e kanë edhe të pamundur.

'E kuptoj që nuk duhet të rri shumë në telefon, por e përdor nëse ndonjëherë më duhet, për t'u argëtuar ndoshta ose për të kërkuar informacion. Nuk ka nevojë vërtet që të vendoset orar”-u shpreh një prej fëmijëve

 “Jo në asnjë mënyrë. Fëmija kur të shkojë në moshë madhore, kur të rritet, çfarë i duhet telefoni tani fëmijës."

"Jo në përgjithësi jo. Gjysmë ore maksimumi në ditë. Zakonisht për të parë përrallat e tij të preferuara ose lojëra edukative ndonjëherë."

"I marrin, i marrin, edhe po të mos duam ne i marrin. E di telefonin më mirë se ne. Mundohemi t’ia heqim."

"Një mënyrë gënjeshtre për fëmijët, se kush është ai prind që i lejon, por kur qan kur bën, një çikë sa për ta kaluar."

"Jam komplet kundra."

"Të them të drejtën, mos të gënjejë veten, edhe unë e kam përdorur si të gjithë prindërit e rinj. Mundohemi që ta reduktojmë, por 100% nuk reduktohet asnjëherë. Vetë prindërit kujtojnë se mund të kenë ndonjë hapësirë më shumë dhe i japin smartphone dhe i gënjejnë, por kjo është një mënyrë negative për mendimin tim” janë shprehur disa prej prindërve për Report Tv.

Për varësinë ndaj smartphone pas nuk mbeten as adoleshentët, që celularin veçse si mënyrë komunikimi e përdorin dhe gjerësisht për frekuentimin e rrjeteve sociale.

Por pavarësisht thirrjes së mjekëve dhe studiuesve se përdorimi i celularëve që në moshë të hershme dëmton shëndetin e fëmijëve dhe ndikon negativisht në zhvillimin e tyre, duket se është thuajse e pamundur në që në kohën e zhvillimit teknologjik, të mund ta eliminosh atë nga duart e vogëlushëve apo dhe të rriturve.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit