Varfëria, Mimoza Tela, 50-vjeçarja
e cila 2 herë tentoi  të vetëvritet

Varfëria, Mimoza Tela, 50-vjeçarja<br />e cila 2 herë tentoi  të vetëvritet
TIRANE - Shtëpia ku Mimoza Tela nëna e dy vajzave të sëmura dhe nipi I saj të ngjall trishtim dhe frikë.

Tavani në të rënë, varfëria në kulm dhe sëmundja e 2 vajzave ia ka bërë shumë të vështirë jetën gruas 50-vjecare nga Korca, e cila jeton prej kohësh në zonën e njohur si shinat e trenit pranë burgut 313.

“Aq vështirë jam sa s’të them dot. Jetoj vetëm me ndihmë ekonomike. S’kam drita, ujë, s’di nga tia mbaj. Vetë burrë e vetë grua”

50-vjecarja rrëfen se disa herë ka tentuar të vetëvritet por e kanë ndihmuar të afërmit pasi sipas saj jeta është e pa përballueshme

“Dy tre herë kam dashur të vetëhelmohem. Komshinjtë më kanë ndihmuar. Kam dashur t’i dal trenit përpara. Nuk mund tia dal dot mbanë. “

Mimoza bën apel për ndihmë pasi të ardhmen e sheh tejet të zymta.


  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim