Sinonim i regresionit, nacionalizmi përbën kërcënimin më të rëndë për ndërtimin e Evropës, theksoi fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë 2010, Mario Vargas Llosa, i cili do të adaptojë për teatër ”Dekameronin” e Bokaços.
“Është e pabesueshme që kjo rishfaqet në Evropë, ku mendohej se kishte kaluar kjo gjendje kaq mediokre, shprehet autori i veprës “Hallë Xhulia dhe shkresaxhiu” (Aunt Julia and the Scriptwriter), pyetur në kuadër të një ceremonie për librin në jug të Francës, në Aix-en-Provence, ku ai ishte i ftuar nderi.
Duke kritikuar një vizion kaq sektar, mediokër të jetës, që prodhon gjithmonë luftë, diskriminim, racizëm, fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë theksoi se kjo është pikërisht e kundërta e asaj që është civilizimi, integrimi.
“Kur ndodh një krizë, bëhet fjalë për atë që filozofi Karl Popper e cilësonte rikthim në tribu, këtë mbrojtje kolektive”, shtoi ai gjatë një bisede me disa gazetarë. “Të mbyllesh në atë që njeh, ky është regresion!”.
Autori i 30 veprave, Mario Vargas Llosa, 78 vjeç shprehet shumë optimist për Amerikën Latine, ku dominon kultura demokratike
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com