145 mijë doza të vaksinës Pfizer nga BE, Soreca: Ky donacion tregon që ne kujdesemi për ju

145 mijë doza të vaksinës Pfizer nga BE, Soreca: Ky donacion tregon që ne kujdesemi për ju

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka reaguar pas vizitës së Komisionerit për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Soreca shkruan se Shqipëria do të marrë 145 mijë doza të vaksinës Pfizer, të sjella dhe të financuara nga Bashkimi Evropian.

Soreca shprehet se ky donacion vjen për të treguar kujdesin e madh ndaj Shqipërisë.

Ambasadori falënderoi gjithashtu edhe qeverinë austriake për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. Sipas tij ky bashkëpunim tregon vlerat e vërteta të Evropës.


Lajmi kryesor:

25 prilli/ Varhelyi: Pa një Kuvend të plotë s’mund të ecet drejt BE! Rama sërish ftesë PD: Jeni të mirëpritur për të bashkëpunuar pa kushte (VIDEO)


J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia