TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi tha se pret rezultatet përfundimtare të tyre, megjithatë e bëri të qartë se pa një parlament të plotë nuk mund të ecet drejt BE-së. Nga Rinasi, pasi solli sot në Shqipëri rreth 5 mijë doza vaksinash Pfizer, Varhelyi nuk la jashtë vëmendjes zgjedhjet, teksa vuri theksin në 2 pika të rëndësishme, hetimin e autoriteteve për pretendimet e vjedhjes së votës si edhe fillimin e punës nga Kuvendi për zbatimin e reformave që janë vendimtare për çeljen e rrugës Europian të vendit.
E në këtë kuadër, në realizimin e këtij qëllimi madhor për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë, në sy të komisionerit, ftesën drejtuar PD-së për bashkëpunim. Pa asnjë kushte, kurdoqoftë dhe sidoqoftë, shtoi kreu i qeverisë, pasi sipas tij në këtë mandat mazhoranca do të qëndrojë larg konflikteve politike "për të ngjitur Shqipërinë në majë".
Sa i përket situatës së pandemisë, e cila ishte dhe motivi kryesor i vizitës së tij, Komisioneri për Zgjerim tha se unioni ka rekomanduar që të hapen dyert për vendet e Ballkanit që qytetarët të lëvizin lirisht, pasi situata epidemiologjike është përmirësuar, e ndërsa Rama theksoi se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht dhe asnjë pengesë për të gjithë ata që do të duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që do të jetë shumë më i lehtë se ai i shkuari.
Në fund të vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, zhvilloi edhe edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian.
Të hënën e 3 majit, komisioneri Evropian ka nisur turin e tij në Ballkanin Perëndimor. E para ndalesë për Varhelyi ishte Serbia, ku ai u takua me kryeministren Ana Bërnabiç. Vizitën e tij ai do ta mbyllë në Kosovë.
VIDEO/Konferenca e plotë
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka reaguar pas vizitës së Komisionerit për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi në vendin tonë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Soreca shkruan se Shqipëria do të marrë 145 mijë doza të vaksinës Pfizer, të sjella dhe të financuara nga Bashkimi Evropian.
Soreca shprehet se ky donacion vjen për të treguar kujdesin e madh ndaj Shqipërisë.
Ambasadori falënderoi gjithashtu edhe qeverinë austriake për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. Sipas tij ky bashkëpunim tregon vlerat e vërteta të Evropës.
Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian tha se unioni ka rekomanduar që të hapen dyert për vendet e Ballkanit që qytetarët të lëvizin lirisht.
"Shpresoj shumë që me 651 mijë dozat ne thjesht po çelim dorëzimin e këtyre dozave. Ne po punojmë që të sjellim doza të tjera. Unë shpresoj që ato të vijnë aq shpesh sa unë të mos kem kohë të vij në Shqipëri. Ne kemi rekomanduar që shtetet anëtare të hapin serish kufijtë dhe të lejojnë edhe qytetarët e shteteve të tjera, veçanërisht nga Ballkani Perëndimor, edhe nëse nuk ka arsye themelore", tha ai.
Ndërkohë që Kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk do të vendose asnjë kusht dhe asnjë pengesë për të gjithë ata që do të duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që do të jetë shumë më i lehtë se ai i shkuari.
"Me shumë kënaqësi po ndjek procesin e prenotimeve dhe kërkesave që vijnë në rritje nga vende të tjera për të ardhur për të pushuar në Shqipëri. Ne jemi në një situatë të admirueshme epidemiologjike, me vaksinimin kemi ecur shumë mirë. Kapacitetin e turizmit ta shfrytëzojmë sa më shumë këtë vit dhe plotësisht vitin tjetër", tha Rama.
Komisioneri i KE-së, Oliver Varhelyi ka mohuar vërtetësinë e "Non Paperit" slloven që flet për ndarje kufijsh në Ballkan. Nga Rinasi, Varhelyi tha se ai dokument është i pavërtetë.
"Është si një stinë ku tashmë ne po shikojmë dokumente të tilla që quhen 'non paper'. Është interesante kur dëgjojmë lajme të tilla edhe pse jemi të bindur se asnjë nga këto nuk janë të vërteta. Nëse do ishin të vërteta atëherë do të ishim të shqetësuar. Asnjë person serioz nuk do ta vinte diçka të tillë në tryezë, në veçantë në këtë rajon ku jemi. Kështu që nuk mendoj se këto janë të vërteta dhe reale. Kështu që të kalojmë te stina tjetër, ajo që se si të hapim negociatat me vende të Ballkanit Perëndimor apo se si të arrihen marrëveshje, si të ecë përpara dialogu Kosovë-Serbi", tha Varhelyi.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha për të "prodhuar" sa më pak histori, e ndërsa e ardhmja për zgjidhjet e problemeve në Ballkan është Shengeni Ballkanik.
"Mandati ynë i tretë do të jetë ndër të tjera shumë i fokusuar në drejtim të uljes së prodhimit të historisë që këtu në Shqipëri prej 30 vitesh i prodhojmë me kapacitet të plotë duke i marrë energji njerëzve dhe duke i lënë shumë më pak energji se sa meritojnë punët dhe hallet e njerëzve dhe sa i përket Ballkanit, vizioni im dhe bindja është e shpallur, Shengeni rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë dhe diskutojmë në mënyrë civile mos dakordësitë tona. Këto nuk duhet të na pengojnë për të mos mbështetur së bashku mosbindjen civile, situatën sociale në rajon apo krijimin e një baze të re për të ardhmen, Shengeni është një vizon dh enjë projekt i përqafuar nga BE, i mbështetu nga KE që është një kontributor konkret, kështu që ka kaq shumë mundësi që na takon ne t'i shfrytëzojmë, është gjuhn të humbasim kohë duke prodhuar historia, nuk shoh asnjë mundësi që ne të gjejmë zgjidhje magjike për problemet që duhen zgjidhur me shumë durim në rajon, por sa më shumë të që të përmirësojmë marrëdhënien ekonomike e fqinjësore aq më shumë krijojmë kushtet që edhe mosdakordësitë e mëdha të trajtohen në mënyrë cilivle dhe europiane, artin e sajimit të konflikeve jo produktive e kemi një art për të cilin nuk na konkurron askush ne duhet të Europianizohemi dhe nuk duhet të riballkanizohemi ndërkohë që jemi në mes të rrugës së ballkanizimit dhe europianizimit. Konfliktet duan kohën e tyre për t'u zgjidhur, jam dakord me komisionerin për përpjekje për çelësat magjik, çon në të shkuarën e Ballkanit", tha Rama.
Çfarë parashikonte plani?
Mediat sllovene publikuan një dokument “non-paper”, që u tha se kryeministri slloven, Janez Jansha, i ka dërguar Këshillit Evropian. Në këtë dokument flitej lidhur me propozimin e supozuar të Janshës për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon. Sipas përmbajtjes që u publikua në media, bëhet fjalë për ricaktimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe parashikohet mundësia e shkëputjes së entitetit të Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, si dhe bashkimi i një pjese të Bosnje e Hercegovinës, pra, Hercegovinës perëndimore me Kroacinë
Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria do të marrë 145 mijë vaksian të Pfizer dhuratë nga BE.
Teksa theksoi se jemi në një moment kyç pasi duhet të dalim nga kjo pandemi, Varhelyi theksoi se BE e ndihmuar Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë. Ky është momenti për ta fuqizuar më tej procesin e vaksinimit, jemi të interesuar për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.
“Është një ditë e mrekullueshme për të gjithë ballkanin por edhe për Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që kemi arritur në fundin e këtij procesi që më ka sjellë me dorëzimin e vaksinave. Ne kemi punuar fort që kjo gjë të bëhej realitet por mendoj se ne po vijmë këtu në momentin e duhur kur ne duhet të fillojmë të dalim nga pandemia.
Nga pandemia dalim nëse promovojmë vaksinat. 145 mijë doza të pfizer të cilat jo vetëm që po i sjell BE por edhe janë tërësisht 100% të financuara nga Be. Këto janë një dhurim, dhurtaë nëse mund të shprehem këtu. Një gjë tjetër që dua të bëj të qartë është se ne nuk do yta kishim bërë të mundur këtë pa miqtë tanë austriakë dhe qeverinë austriake të cilët kanë qenë të rëndësishëm për këtë gjë.
Doja të falënderoja qeverinë austriake. Pa kontributin e tyre kjo gjë sdo ishte arritur. Ky llojbashkëpunimi tregon vlerën e skuadrës europiane. Ne e kemi ndihmuar Shqipërinë që prej fillimit të pandemisë, jemi përpjekur tu ndihmojmë me gjithçka kishim mundësi me maska respiratorë ambulanca. Ky është momenti për ta fuqizuar më tej procesin e vaksinimit, jemi të interesuar për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë sërish dorën për bashkëpunim pa kushte drejtuar PD.
" Bindja dhe vullneti im është që mandati i tretë të mos i ngjajë dy të parëve në luftën e brendshme politike, PS do e braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër, bajate, bajate, banale, krejt të panevojshme për vendin, ne do të fokusohemi te punët e mëdha për të cilat jemi votuar dhe do e mbajmë dorën e shtrirë pa asnjë ndërprerje për PD. PD është e mirëpritur kurdoqoftë dhe sidoqoftë të kthehet me këmbë në tokë, për të hapur një proces diskutimi krejtësisht pa asnjë kusht për mënyrën se si mund të kontribuojmë bashkarisht për të shtyrë përpara punët dhe integrimin në BE. Qëndroj larg nga polemikat e lodhshme mes partive për partitë dhe me partitë, Shqipëria është në një moment me kaq shumë potencial për të kaluar në një nivel tjetër, mandatin e kemi marrë për ta ngjitur atë në majë", tha Rama.
Komisioneri për Zgjerim në BEOliver Varhelyi gjatë konferencës me kryeminisatrin Edi Rama ka folur poër zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se rezultati duhet të jetë i qartë dhe të hetohet çdo parregullsi. Ndërkaq ai theksoi se pa një parlament të plotë nuk mund të ecet përpara drejt BE.
“Ne kemi një ambasador të mirë në Shqipëri dhe jam krenar që kam mundësinë të punoj me të. E ndjek punën e tij dhe jemi në kontakt të vazxhdueëshëm kemi qenë në kontakt dhe për zgjedgjet. Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve dhe mendoj se pas një fushate të zjarrtë dhe debate të zjarrta na nevojiten rezultate të qarta. Ne dëshirojmë të shikojmë të gjitha pamundësitë qoftë për blerjen e mundshme të votave që të ndiqen nga autoritetet por pas kërtij procesi na duhen rezultatet përfundimtare pas rezultateve dhe kuvendi të fillojë nga puna për reformat e Be. Pa një parlament të plotë nuk mund të ecet përpara drejt bashkimit europian”, tha ai.
"Deri në gusht Shqipëria do të marrë sasinë e saj të vaksinave nga BE"! Kështu ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, nga Rinasi ku priti komisionerin e KE-së Oliver Varhelyi. Mes akuzave për BE, Rama vlerësoi kontributin e Varhelyi, sipas së cilit falë tij KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe vaksinimin e vendeve Europiane, përfshirë edhe 6 vendet e rajonit tonë.
"651 mijë doza të vaksinëz Pfizer të shpërndarë për vendet e rajonit, prandaj dua që t'i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falenderoj edhe publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër, farë tij KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe vaksinimin e vendeve Europiane, përfshirë edhe 6 vendet e rajonit tonë. Nga ana tjetër më vjen natyrshëm që të kujtoj këtu se KE ka mundësuar kualifikimin e vendeve të rajonit, flas për Shqipërinë, fondet për përballimin e pasojave përmes fondit të solidaritetit dhe janë afro 1 mln euro që i takojnë Shqipërisë, po ashtu KE ka miratuar edhe paketën e asistencën në mbështetje te Ballkanit Perëndimor duke dhënë 90 mln euro dhe nga ana tjetër shumë totale prej BE 2.2 mld euro do të kontribuojë edhe për lëvrimin e vaksinave për rajonin, ndërkohë që kanë mbërritur dozat e para dhe deri në gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave. Me KE kemi diskutuar edhe për planin e madh të investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces dhe jemi shumë optimist që tani më shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do të fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para. Shumë faleminderit i dashur mik dhe mirënjohje për ardhjen këtu personalisht për të dëshmuar jo vetëm simbolikisht, por edhe qëndrimin në krah të vendit tonë si edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor", tha Rama.