Gjatë një videokonference të mbajtur sot me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit perëndimor, Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, konfirmoi se Bashkimi Evropian po punon që vaksinat kundër sëmundjes COVID-19 të jenë të disponueshme edhe për vendet e Ballkanit, sapo të fillojë shpërndarja në territorin e BE-së.
“Ne jemi duke punuar për të siguruar që vaksinat COVID19 do t'u vihen në dispozicion vendeve të Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë pandemisë në qëndrojmë përkrah vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilëve është në BE. Dhe ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë në lagje dhe më gjerë - ne mund ta kapërcejmë pandeminë vetëm së bashku", tha Varhelyi.
Për vendet e Ballkanit është planifikuar që vaksinat të dërgohen përmes dy kanaleve: i pari është COVAX, i cili mundëson që vendet me të ardhura të larta të sigurojnë vaksina edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; mundësia e dytë është që vendet të dhurojnë tepricat e vaksinave individualisht për shtetet e tjera.
Agjencia Evropiane e Barnave EMA, pritet t’i miratojë vaksinat për tregun evropian të hënën dhe vaksinimi pritet të nisë më 27 Dhjetor në bazë të deklaratave të dhëna nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.
Lajmi kryesor:
Cakaj kërkesë Varhelyit: Politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.1%
-
Të gabuar
84.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 2003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hapja e grup-kapitujve/ Komisioneri Varhelyi: Mbështetje Shqipërisë në përshpejtimin e reformave, anëtar të BE deri në fund të mandatit të ardhshëm (VIDEO)
21 Tetor, 12:44
-
Shqipëri-BE hapet grup-kapitulli i parë! KONFERENCA E PLOTË e kryeministrit Edi Rama, ministrit hungarez Szijjártó dhe komisionerit Varhelyi
15 Tetor, 12:45
-
Varhelyi: Në tetor shpresoj të hapim kapitujt me Shqipërinë
9 Shtator, 21:59
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
BE: Qeveria e re maqedonase të avancojë rrugën drejt integrimit
10 Maj, 19:42
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16
-
Kolegji Evropian në Tiranë, ‘shtëpia’ e parë në godinën ‘Liria’ në QS! Mogherini: Viti i ri akademik nis në shtator! Patëm 242 aplikime, u përzgjodhën 31 studentë
29 Shkurt, 12:20
-
BE 6 miliardë euro për Ballkanin, në Tiranë samiti për Planin e Rritjes, Varhelyi: Do të merret deri në 2027! Rama: Në qershor duam të jemi në zonën e pagesave në euro
29 Shkurt, 07:04
-
Basha takon komisionerin e BE Varhelyi: Diskutuam për Reformën Zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit
28 Shkurt, 19:13
-
Varhelyi: Mali i Zi, vendi kandidat më i avancuar në negociatat për anëtarësim
28 Shkurt, 10:35
-
Vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit, reagon Varhelyi: Keqardhje
2 Shkurt, 14:30
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor përmbyllet me deklaratë: Përshpejtim integrimit! Zgjidhni mosmarrëveshjet dypalëshe! Veprime të prera ndaj korrupsionit në nivel të lartë
13 Dhjetor 2023, 07:46