Varhelyi: Negociatat për Shqipërinë, nuk ishin të lehta! E ardhmja e Ballkanit Perëndimor, në BE

Në një intervistë për median gjermane ‘‘Frankfurt Allgemeine”, komisioneri evropian për zgjerimin, Olivier Varhelyi u ndal tek ecuria e Shqipërisë, ku ka theksuar se deri më tani vendi ka bërë përpjekje të mëdha, por thekson se çelja e negociatave me BE nuk ishte aspak e lehtë.

I pyetur nga gazetari për deklaratat e shumë krerëve të qeverive në rajon, në veçanti të kryeministrit Edi Rama se suksesi i një vendi në lëvizjen më pranë BE nuk varet vetëm nga reformat e tij, Varhelyi insiston se janë reformat ato që përcaktojnë fatin e integrimit.

“Kështu është. Nuk ishte e lehtë  për ne të fillonim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, por ne ia dolëm”, tha Varhelyi.

Varhelyi tha se është e nevojshme që një vend të tregojë vendosmërinë e tij për të realizuar reformat e kërkuara për integrimin evropian dhe sipas tij shembulli konkret i këtij rasti janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Ajo që ne po ofrojmë është anëtarësimi i plotë, vendim i cili merret nga krerët e shteteve dhe qeverive", tha Varhelyi.

Varhelyi deklaroi se BE do të mbështesë në rrugën e integrimit dhe po ashtu me mbështetje ekonomike të gjitha vendet të cilat do të plotësojnë kriteret demokratike.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot