"Pandemia do të përfundojë vetëm pasi të gjithë të jemi vaksinuar”, ka deklaruar kështu komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, pas takimit të mbajtuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Varhelyi së bashku me Kurtin kanë parë nga afër procesin e vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë. Nga ku Varhelyi ka deklaruar se është i lumtur që sheh njerëzit duke u vaksinuar.
“Ditë e mrekullueshme për Kosovën. Ka qenë detyrë e rëndë për të siguruar vaksina, por ja ku janë”, ka thënë ai.
Varhelyi ka thënë se dërgesa e 4 majit është e para në mesin e 95,000 dozave që Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën, në kuadër të mbështetjes së vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kurti, në anën tjetër ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke punuar në vazhdimësi për sigurim të më shumë vaksinave kundër COVID pavarësisht se ai është përballur me kritika të shumta për sigurimin e vonë të tyre.
“Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë derisa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë. Ne synojmë që të vaksinojmë grupet e rrezikuara para verës dhe të vazhdojmë me pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, ka thënë Kurti të mërkurën nga Salla 1 Tetori, ku nga rinisur procesi i imunimizimit, pas pranimit të 4,680 vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech më 4 maj.
Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.9%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 689
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kosova nënshkruan Marrëveshje për Tregti të Lirë me EFTA-n
22 Janar, 17:38
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Lufta në Gaza/ Hamasi: Do respektojmë marrëveshjen, grupi tjetër do të lirohet të shtunën e ardhshme! BE: Dritë shprese, të lehtësuar!
19 Janar, 19:07
-
Azgan Haklaj: Largimi i Albin Kurtit – Imperativ Kombëtar!
19 Janar, 18:35