Varhelyi: Për aq kohë sa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ndalojnë koalicionet paszgjedhore, s'ka problem

Komisioneri i BE-së për  Zgjerim, Oliver Varhelyi në një deklaratë për mediat u shpreh se përsa kohë sa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ndalojnë koalicionet paszgjedhore atëherë nuk përbëjnë problem.

"Nuk i meritoj thjesht po bëj punën. Jam i kënaqur që jam në Tiranë dhe mikpritja që më është treguar ka qenë e ngrohtë. Isha në Kuvend, ishte nder ndërsa tani pata mundësi për të folur me kryeministrin. Ne e dimë që BE është e rëndësishme për Shqipërinë. Unë kam sjell lajme të mira. Ne po vijmë në fund të rinovimit të politikës tonë të integrimit. E kemi me të vërtetë dhe do vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor dhe do ta bëjmë këtë me politikën e zgjerimit.  Ne kemi mundur të marrim dakordësinë për procesin e integrimit. Kalojmë në segmentin e tretë. Plani duhet që të përshpejtojë punën që duhet të bëjnë vendet e ballkanit. Por ne patëm krizën e covidit. Ne ndihmuam rimëkëmbjen e vendeve. Dua tju shpjegoj ky ësht një plan që e kemi ndërtuar së bashku. Kemi biseduar me të gjitha vendet e rajonit, kruyeministrat, na kanë ardhur projekte dhe idetë. Ne kemi përpliuar të gjithë këtë paketë duke pasur parasysh dhe faktin që ne duam të kemi një ndikim më të madh në rajon. Mund të ndryshojmë panoramën e rajonit. E them këtë pasi ne po përcaktojmë 9 mld eutro grante për këtë gjë dhe me 20 mld euro në paranci. Po flasim për një projekt madhor të dukshëm që mund të fokusohet në rritjen ekonomike.  Problemi më i madh i tregtisë në rajon janë rrugët që i lidh këto vende. Do iu ofrojmë ndihmën tonë për të plotësuar të gjitha nevojat e rajonit. Kemi një potencial në Shqipëri, do mund të japë furnizimin e gazit në të gjithë rajonin. Kjo ka për të ndryshuar gjërat tërësisht. Jemi të gatshëm të sjellim të gjithë projektet. Jemi të gatshëm të flasim për korridorin blu. Të kontribuojmë dhe për dy nga projektet hidrocentrale në vend. Janë projekte madhore q do sjellin ndryshime në vend. Klima e biznesit duhet të jetë e garantuar kur ne të kemi një gjyqësor të pavarur. Duhet investuar dhe në kapitale njerëzor.Arsimimi dhe edukimi është kyç. Duhet të ngremë një program për Ballkanin Perëndimor. Besoj që pas 4-5 vitesh do mund të shikojmë rikthimin e të rinjve në rajon. Kemi folur me kryeministrin dhe për progres raportin. Në veçanti me ato që kanë të bëjnë me përfundimet e këshillit, ka akoma punë për tu përforëcuar. Këto zgjedhje do jenë testi. Sa i përket reformës ne po analizojmë votimin për çfarë ka votuar. Duke u bazuar tek debati që është bërë gjatë gjithë procesit të votimit në Kuvend duket se ka të bëjë me një çështje në thelb. Përsa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk do ndalohen atëherë ne mund ta shikojmë atë me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve më parë. Kjo është kyçe. Për 5 qershorin ajo ishte shumë e rëndësishme dhe të gjitha palët" - tha Varhelyi.


Lajmi kryesor:

Rama: Komisioneri gjithmonë i thotë gjërat siç janë! Varhelyi: Për aq kohë sa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ndalojnë koalicionet pas zgjedhore, nuk përbën problem


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja