Rama: Komisioneri gjithmonë i thotë gjërat siç janë! Varhelyi: Për aq kohë sa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ndalojnë koalicionet pas zgjedhore, nuk përbën problem

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka folur për ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor të votuara më 5 tetor duke thënë se për aq kohë sa ato nuk shkelin të drejtën për të pasur koalicione paszgjedhore nuk  përbën problem dhe mund të shihen me një mendje të hapur, ndërsa në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit ishte e rëndësishme për të gjitha palët dhe se ka respektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Edhe kryeministri Rama ka vlerësuar angazhimin e komisionerit për një plan masiv ekonomik dhe financiar për të gjithë rajonin që do afrojë vendet me tregun europian.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe kritikave të deputetit Rafl Gjoni që bëri në Kuvend duke akuzuara komisionerin Oliver Varhelyi se po gënjen në disa pika,Rama tha se ai është treguar gjithmonë i ndershëm në thënien e gjërave qoftë për ne, qoftë edhe në Bruksel kur flet për ne.

"Që në sekondën e parë të fillimit të punës Komisioneri ka qenë një mbështetës i pakursyer i të gjithë vendeve të Ballkanit  dhe i Shqipërisë në procesin e përshpejtimit të rrugës së çeljes së dyerve për të negociuar anëtarësimin në BE. Siç do ta thotë vetë sot, nuk është mjaftuar vetëm me këtë aspekt të komisionit , por është angazhuar për një plan masiv ekonomik. Ai ka treguar ndershmërinë e tij të thënit të gjerave ashtu siç janë qoftë kur do na i thotë neve, qoftë kur i thotë për ne në Bruksel.", tha Rama

Rama bëri një vlerësim edhe për planin ekonomik të BE për Ballkanin Perëndimor duke thënë se ky plan është një mundësi e jashtëzakonshme për vendin ku do na afrojë më shumë më tregun europian. Ai tha se ku plan ekonomik është një mundësi  e mirë për shengenin rajonal dhe se

"Plani ekonomik është një mundësi i jashtëzakonshme për ne dhe po implementon një raporti të ri me rajonin dhe ky plan është një provë konkrete e prekshme për shumë arsyeve të mira dhe një bindje të madhe që qëndron në vizionin e shengenit rajonal. Zhvillimi përmes bashkëpunimit është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë dhe për ti lënë gjeneratave të tjera një Shqipëri dhe një rajon shumë më të mirë. Ky plan ka shumë aspekte, por aspekti kryesor i përgjithshëm është se plani do na përafrojë me tregun europain dhe zbatimin e  reformave", tha Rama

VIDEO/ Konferenca

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
Vlerësimi i Varhelyi: Anëtarët e organeve të vettingut i mbajmë si standard! Ata janë të famshëm dhe jashtë Tiranës

Duke folur në deklaratë për mediat, Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi foli për procesin e vlerësimit të gjyqtarëve ku tha se anëtarët e organeve të vettingut janë të famshëm dhe jashtë Tiranës. Ai u shpreh se këto mbahen si standart për t'i krahasuar me të tjerët.

"Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyçe. Unë shkova të vizitoja dhe anëtarët e ndryshëm të organeve të vettingut. E gjithë kjo punë, vettingu, vlerësimi i gjyqtarëve  dhe prokurorëve është kyç në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe të organizohet konferenca e parë ndërqeveritare dhe të angazhohemi më tej me negociatat e anëtarësimit. Po bëjnë një punë shumë të rëndësishme. Ata nuk e dinë se sa të famshëm janë jashtë Tiranës pasi ne i përdorim gjithmonë si standart për t'i krahasuar me të tjerët" - tha Varhelyi.

Ora 18:49
Varhelyi: Për aq kohë sa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ndalojnë koalicionet paszgjedhore, s'ka problem

Komisioneri i BE-së për  Zgjerim, Oliver Varhelyi në një deklaratë për mediat u shpreh se përsa kohë sa ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk ndalojnë koalicionet paszgjedhore atëherë nuk përbëjnë problem.

"Nuk i meritoj thjesht po bëj punën. Jam i kënaqur që jam në Tiranë dhe mikpritja që më është treguar ka qenë e ngrohtë. Isha në Kuvend, ishte nder ndërsa tani pata mundësi për të folur me kryeministrin. Ne e dimë që BE është e rëndësishme për Shqipërinë. Unë kam sjell lajme të mira. Ne po vijmë në fund të rinovimit të politikës tonë të integrimit. E kemi me të vërtetë dhe do vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor dhe do ta bëjmë këtë me politikën e zgjerimit.  Ne kemi mundur të marrim dakordësinë për procesin e integrimit. Kalojmë në segmentin e tretë. Plani duhet që të përshpejtojë punën që duhet të bëjnë vendet e ballkanit. Por ne patëm krizën e covidit. Ne ndihmuam rimëkëmbjen e vendeve. Dua tju shpjegoj ky ësht një plan që e kemi ndërtuar së bashku. Kemi biseduar me të gjitha vendet e rajonit, kruyeministrat, na kanë ardhur projekte dhe idetë. Ne kemi përpliuar të gjithë këtë paketë duke pasur parasysh dhe faktin që ne duam të kemi një ndikim më të madh në rajon. Mund të ndryshojmë panoramën e rajonit. E them këtë pasi ne po përcaktojmë 9 mld eutro grante për këtë gjë dhe me 20 mld euro në paranci. Po flasim për një projekt madhor të dukshëm që mund të fokusohet në rritjen ekonomike.  Problemi më i madh i tregtisë në rajon janë rrugët që i lidh këto vende. Do iu ofrojmë ndihmën tonë për të plotësuar të gjitha nevojat e rajonit. Kemi një potencial në Shqipëri, do mund të japë furnizimin e gazit në të gjithë rajonin. Kjo ka për të ndryshuar gjërat tërësisht. Jemi të gatshëm të sjellim të gjithë projektet. Jemi të gatshëm të flasim për korridorin blu. Të kontribuojmë dhe për dy nga projektet hidrocentrale në vend. Janë projekte madhore q do sjellin ndryshime në vend. Klima e biznesit duhet të jetë e garantuar kur ne të kemi një gjyqësor të pavarur. Duhet investuar dhe në kapitale njerëzor.Arsimimi dhe edukimi është kyç. Duhet të ngremë një program për Ballkanin Perëndimor. Besoj që pas 4-5 vitesh do mund të shikojmë rikthimin e të rinjve në rajon. Kemi folur me kryeministrin dhe për progres raportin. Në veçanti me ato që kanë të bëjnë me përfundimet e këshillit, ka akoma punë për tu përforëcuar. Këto zgjedhje do jenë testi. Sa i përket reformës ne po analizojmë votimin për çfarë ka votuar. Duke u bazuar tek debati që është bërë gjatë gjithë procesit të votimit në Kuvend duket se ka të bëjë me një çështje në thelb. Përsa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk do ndalohen atëherë ne mund ta shikojmë atë me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve më parë. Kjo është kyçe. Për 5 qershorin ajo ishte shumë e rëndësishme dhe të gjitha palët" - tha Varhelyi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sheqere: 08/10/2020 08:37

    Lereni Komisionerin dhe Nensekretarin te kryejne orbitat e tyre, ndersa Shqiperia duhet te nis e te hyje ne orbiten e demokracise se drejtperdrejte. Ndersa per "shengenin ballkanin" perse duhet te hyjme kur supozohemi te hyjme ne ate Europian? Cdo rendje pas surrugatos te largon nga ai i verteti...

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/10/2020 00:53

    M. Shengeni apo jugoslavia e re të ofron me serbin , ekonomis SHQIPËTARE bie në duart e serbis dhe kurr nuk do shkēputesh nga serbia okupatore! Shpresojë më zemer se nuk do jesh pas zgjedhjeve ’21 në krye të qeveris SHQIPËTARE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja