Propozimi francez, Rama dhe Varhelyi në Bypassin e Vlorës: Nëse s'miratohet, të ndahemi nga Maqedonia! Komisioneri: Jemi shpresëplotë

VLORË- Nëse Maqedonia e Veriut nuk pranon propozimin francez, Shqipëria do të kërkoj ndarjen nga Shkupi në udhën drejt integrimit në BE. Ky është qëndrimi i prerë i Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, inspektuan Bypass-in e Vlorës, i cili është hapur për publikun. Kreu i qeverisë tha se nëse do të ketë një përgjigje negative nga Kuvendi i Shkupit, Shqipëria do të kërkojë që të nesërmen ndarjen nga dosja bullgaro-maqedonase.

‘Nëse rezultati do të jetë pozitiv patjetër që konferenca mund të thirret shpejt. Nëse rezultati nuk do të jetë pozitiv ne menjëherë të nesërmen do të kërkojmë dhe do vazhdojmë të kërkojmë pastaj në vijimësi ndarjen e dosjes së Shqipërisë nga dosja bullgaro-maqedonase dhe patjetër që ne jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çojë negociatat këtë vit pa diskutim.’ - tha Rama.

Megjithatë komisioneri i BE-së, Varhelyi u shpreh shpresëplotë se do të ketë një përgjigje pozitive nga zhvillimet në Shkup. Varhelyi përsëriti sërish, se Shqipëria ka bërë një punë shumë të madhe dhe është gati për konferencën e parë ndërqeveritare.

‘Tani po t’i hedhim sytë pas, është bërë një punë vërtetë shumë e madhe dhe Shqipëria është gati për të filluar negociatat, pra me konferencën e parë ndërqeveritare dhe nuk ka dyshim, asnjë pikëpyetje që Shqipëria ka bërë çdo gjë që ishte e nevojshme për të arritur tek konferenca e parë ndërqeveritare dhe për këtë arsye unë jam shpresë plot se në ditët e pakta në vijim, ne do të kemi lajmin e mirë dhe që java e ardhshme do të jetë ajo javë për të cilën ne kemi kaq kohë që presim.’- u shpreh Varhelyi.

Duke folur për turizmin, Rama u shpreh optimist për shifrat, ndërsa për çmimet tha se duke operatorët turistikë mësojnë duke gabuar. Bypass-i i Vlorës, segment i rëndësishëm për lehtësimin e trafikut gjatë verës për shkak të turizmit bregdetar, u hap më datë 7 korrik dhe është gati për qarkullimin e automjeteve.

BY-PASS i Vlorës, një vepër rreth 29 km e gjatë, është financim i BERZH-it i Bankës Eurapiane të Investimeve dhe i Bashkimit Europian. Punimet në këtë vepër do të vazhdojnë me disa detaje të mbetura pa përfunduar, por të cilat nuk shkaktojnë probleme apo bllokim të trafikut. By-pass i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë.

Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. By-pass redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në rrjetin rrugor të bregdetit jugor të Shqipërisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
Propozimi francez në Kuvendin e Shkupit, Varhelyi: Shpresëplotë që do kemi rezultat pozitiv! Rama: Nëse ka përgjigje negative, të nesërmen do kërkojmë ndarjen

Kryeministri Edi Rama dhe komisoneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi kanë komentuar nga Vlora zhvillimet në Maqedoninë e Veriut në lidhje me votimin e propozimit francez, për integrimin në BE.

Varhelyi: Nëse keni ndonjë pyetje për Maqedoninë e Veriut atëherë gjëja më e mirë është që atë pyetje tja bëni atyre. Nuk mund të jap përgjigje në emër te Maqedonisë së Veriut se për çfarë mund të presim prej tyre, por ama nuk është se po i bëj bisht pyetjes. Natyrisht që ne tashmë i kemi sytë dhe veshët drejt Shkupit. Mendoj që është thjesht gjëja e duhur që tani të ketë një debat demokratik pra dhe është gjeja e duhur që kemi këtë debat. Ju keni parë që presidentja jonë, Ursula von der Leyen ka bërë kontributin tonë në formë të drejtpërdrejtë tek kuvendi i Maqedonisë së Veriut dhe jam i sigurt që ky debat do të jetë përfundimtar dhe do të na japë një vendim të qartë, një vendim të qartë i cili do konfirmojë që Maqedonia e Veriut është gati për të ecur përpara me atë që është vënë në tryezë nga presidenca franceze dhe nga qeveria, nga presidenti Republikës angazhimi është i qartë, por për çështje të tilla është thjeshtë demokratike, është gjëja e duhur që të pyeten përfaqësuesit e qytetarëve dhe jam shpresëplotë që do të kemi një përgjigje të qartë dhe pozitive në fund të këtij debati, por ama ta lëmë këtë debat të shtjellohet, të kryhet e të përfundojë ashtu siç duhet të përfundojë në çdo parlament të cdo vendi.

Rama: Unë nuk dua të zgjatem se vërtetë mund të ketë mbaruar një seancë, por në dijeninë time debati do vazhdojë në parlamentin e Maqedonisë së veriut. Unë dua të shpresoj që rezultati do të jetë pozitiv. Nëse rezultati do të jetë pozitiv patjetër që konferenca mund të thirret shpejt. Nëse rezultati nuk do të jetë pozitiv ne menjëherë të nesërmen do të kërkojmë dhe do vazhdojmë të kërkojmë pastaj në vijimësi ndarjen e dosjes së Shqipërisë nga dosja bullgaro-maqedonase dhe patjetër që ne jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çojë negociatat këtë vit pa diskutim.

Tani të presim fundit e këtij debati maratonë që parashikohet të zhvillohet në parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe pastaj të shikojmë hapin tjetër që do të hedhim. Sigurisht që unë uroj të ndodhë që parlamenti i Maqedonisë së Veriut t’i hapë rrugë propozimit francez dhe kështu të dy vendet të hyjnë menjëherë në negociatat për anëtarësim, por kjo, siç e tha dhe komisioneri nuk është diçka që e vendosim ne, këtë e vendos parlamenti sovran i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë dua të theksoj edhe një herë që falë kujdesit të veçantë të komisionerit Varhelyi dhe shtytjes që i ka bërë ky Komision Europian aspektit të bashkëpunimit dhe të mbështetjes ekonomiko-financiare të Ballkanit Perëndimor, ne jemi në përgatitje edhe për të tjera projekte që janë drejtpërdrejtë të mbështetura nga kjo strukturë financimi dhe projekte që nuk janë vetëm rrugë, por janë dhe hekurudhat, janë dhe projektet ne energji dhe ne do të kërkojmë edhe nga plani ekonomik i investimeve gjë që do ta bisedojmë sot me komisionerin edhe mbështetje për portin e ri të Durrësit, ku kemi kërkuar mbështetje nga paketa e investimeve të NATO-s për krahun ushtarak të portit dhe do të kërkojmë nga krahu civil i Aleancës, mbështetje edhe për krahun e veprimtarisë civile, të lëvizjes së mallrave në këtë rajon përmes portit të Durrësit, i cili do të marrë komplet tjetër peshë strategjike në ekonominë e vendit dhe ekonominë rajonale duke praktikisht krijuar një mundësi të re, më pak të kushtueshme dhe më shumë efektive për të gjitha vendet e rajonit. Këto janë ato që kanë një rëndësi të veçantë, por duhen thënë sot këtu në Vlorë.

Ora 19:31
Sezoni veror/ Rama: Jemi mes konkurrentëve të Mesdheut për bukuritë natyrore, nuk duhet t'u biem me top çmimeve! Paralajmërimi për ata që nuk njohin limit

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për çmimet e larta në zonat bregdetare gjatë këtij sezoni veror duke thënë se do të analizohet çdo gjë në fund të muajve të verës. Paralajmërimi i tij është që nëse vendosen çmime jashtë logjike, do të paguajnë vetë dëmet dhe asgjë nuk do e marrë përsipër shteti. Rama theksoi se Shqipëria është konkurrent i fortë për bukuritë natyrore, por nuk duhet të jetë faktor për të abuzuar me çmimet.

"Ne jemi në një ekonomi tregu dhe pa e përkrahur konstatimin, mendoj që është i nxituar lidhur me sezonin sepse kemi shifrat e vizitorëve të huaj që hyjnë në vendin tonë, nuk flasim thjesht për shqiptarë që vijnë në këtë periudhë pushimesh. Numri i vizitorëve të huaj në këtë 6 mujor të parë, akoma nuk kemi shifrat e korrikut është shumë më i lartë se i viteve të shkuara. Nëse ka problem me çmimet e larta, është për tu analizuar në fund. Nëse dikush vendos çmim jashtë logjike dhe nuk i vjen njeri, ky është një dëm që vetes së vet do ia paguajë vetë, nuk do presë që t'ia paguajë shteti.

Nëse në fund do të ketë këtë konstatim do kuptohet që për të qenë konkurrues në një rajon ku konkurrenca nuk është lojë e thjeshtë, duhet menduar mirë para se të vihen çmimet. Po qe kështu, ky sezon do bëhet mësim i madh për sezonin tjetër. Kështu mësojnë vendet që rriten dhe maturohen e janë shumë më të vjetër se ne në këtë lojë. Ndodhemi në mes të konkurrentëve të fortë të mesdheut. Këtu nuk mund të mendojmë që meqë u hap nami i Shqipërisë për të ardhur si një vend, për tu zbuluar me të gjitha magjitë e veta, hajde se po u biem me top çmimeve", tha Rama.

Ndër të tjera theksoi se kanë kontribuar mjaftueshëm në sektorin e turizmit dhe përmendi Lungomaren duke thënë se ishte si shteg dhish dhe ndërtimet pa leje nuk të lejonin të shihje bregdetin.

"Sektorin e turizmit e kemi mbështetur si kurrë më parë me investimet që kanë ndryshuar kartvizitën e vendit. Vendi kishte kartvizitë pa identitet ose me identitet të dyshimtë, turistë numëroheshin me gishtat e dorës, nuk kishe ku bëje fotografi nëse nuk ngjiteshe në mal ose futeshe në det.

Lungomare ishte shteg dhish ku kaloje përmes jashtënxjerrjeve të deleve dhe nuk shikoje dot detin se kishe vetëm ndërtime pa leje, me ujërat e zeza që merrnin rrugët. Sot është situatë tjetër por konkurrenca në këtë treg është shumë e fortë. Nuk e di nëse i patë shifrat e reja të eksporteve që janë impresionuese për periudhën që kalojmë. Kjo është rezultat i asaj pjese të konsiderueshme të komunitetit të fermerëve që ka mësuar si të konkurrojë në tregjet e huaja", tha Rama.

Ndërsa Komisoneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, u shpreh se BE ka caktuar fonde për sektorin e ushqimeve dhe në fushën e zhvillimit rural, gjithsej deri në 160 milionë euro.

‘Nuk dëshiroj të bëj si ekspert për turizmin në Shqipëri, por do ju jap disa ide si e shohim turizmin në rajon. Në disa vende ky sektor është shumë i rëndësishëm për ekonominë. Sfida është që turisti të mos jetë i vetmi mjet ose më i rëndësishmi i ekonomisë se sjell rreziqe. Po të shikosh planin e investimeve, ne dëshirojmë të kontribuojmë në shërbime, prodhime, sektorë të ndryshëm që krijojnë stabilitet afatgjatë dhe rezistencën e ekonomisë. Rrugët, hekurudhat bëjnë të mundur lëvizjen e mallrave dhe të turistëve. Ne kemi caktuar fonde për sektorin e ushqimeve ose të fushës së zhvillimit rural, gjithsej 160 milionë euro. Këto janë financime të cilat po përcakton tek sektori. Ne e dimë se sa ka vuajtur sektori i turizmit.’- tha Varhelyi.

Ora 19:28
Varhelyi: Po ndërtoni Shqipërinë për brezin e ardhshëm! Shpresoj se do ketë lajme të mira për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

 

Komisioneri për Zgjerimit, Oliver Varhelyi ka folur për bypassin e Vlorës duke thënë se vijon të befasohet nga rrugët sa herë vjen në Shqipëri për shkak të investimeve që bëhen në infrastrukturë. Sipas tij, qeveria po ndërton Shqipërinë për brezin e ardhshëm ndërsa shton se në këto rrugë do të shihen automjete të rënda që do të lehtësojnë tregtinë, gjë që do të ndikojë edhe në ekonomi.

"Së pari, është vërtetë kënaqësi që rikthehem në Shqipëri pasi është një vend që vijon të më befasojë. Me pak fjalë, ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin tuaj të ardhshëm. Brezat e mëparshëm nuk kanë dhënë rezultatet që duhet të jepnin për atë që ka nevojë shoqëria moderne. Nuk ka ekonomi e shoqëri pa rrugë për tregtinë, pa rrugë të cilat lehtësojnë tregtinë dhe për këtë arsye kemi qenë tejet të qartë që prej fillimit.

E di që kemi bërë gjithë këtë punë gjatë gjithë kësaj kohe por kemi bërë shtysën e fundit. Më parë janë dashur orë për të bërë 20 km rreth qytetit ndërsa tani, ajo gjë i mbetet historisë se në këto rrugë do shohim shumë maune, automjete të rënda.

Për ne, ndërlidhja me njëri-tjetrin vijon të jetë një nga cështjet më të rëndësishme. E di nga përvoja e Hungarisë se cfarë ndryshimi është kur ke muindësi të lidhesh me tjetrin. Jam shumë krenar për BERZH-in që kanë bërë këtë të mundur. Pa partnerët tanë, kjo nuk do të ishte e mundur. Kjo është punë e cila është bërë për qytetarët, për bizneset. Kjo tregon dhe vlerën e madhe të planit të investimeve dhe të përshpejtojmë punën", tha Varhelyi.

Sa i përket Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Varhelyi tha se është shpresëplotë që të ketë lajme të mira në ditët në vijim.

"Më lejoni të inkurajoj Shqipërinë që të përshpejtojë punën edhe në fushën e integrimit. Shqipëria është gati për të filluar negociatat me Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Jam shpresëplotë që në ditët në vijim do të kemi lajme të mira", tha Varhelyi.  

Ora 19:21
Rama: Shqipëria pret dritën jeshile një orë e më parë për integrimin

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë Shqipëria i ka përmbushur kushtet për integrimin në BE dhe pret dritën jeshile të BE-së.

'Ne rikthehemi këtu, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe me skuadrën e ARRSH, së bashku me  punonjësit që këtu vazhdojnë të merren me detaje jashtë trasesë së rrugës, përmirësime të mëtejshme të natyrës së rikualifikimit urban dhe mjedisor, pasi sot u bë e mundur që një mik i çmuar, përveçse Komisioneri Europian për Zgjerimin, të vinte këtu, në pamundësi për të qenë me ne në ditën e lajmëruar të çeljes së by-pass, në 7 korrik, gjë që lidhej me domosdoshmërinë për të çliruar fluksin e makinave, sidomos në fundjavë.

E pra, sot është një ditë shumë e bukur këtu dhe është gjithmonë kënaqësi e jashtëzakonshme të ngjitesh për të shijuar këtë panoramë të mrekullueshme të Vlorës dhe të Gjirit të Vlorës, por është edhe një ditë ku jam i bindur që Komisioneri do mund të na thotë diçka më shumë, lidhur me atë që ne presim dhe që është fillimi formal i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Unë nuk dua të zgjatem me këtë pikë, gjërat i kemi thënë, i kemi stërthënë. Aktualisht, parlamenti i Maqedonisë së Veriut është i mbledhur, me gjasë dhe me shpresë, për të miratuar në fund të një debati tejet të politizuar dhe tejet padrejtësisht, për hir të vërtetës, atë që quhet “Propozimi i fundit francez”. Ndërkohë që përsa i përket Shqipërisë, Shqipëria nuk ka asgjë për të bërë më shumë sesa të presë dhe mundësisht të shohim dritën jeshile të ndezur, më në fund, një orë e më parë.

Nga ana tjetër, patjetër që do përsërisim dhe stër-përsërisim pa u lodhur të njëjtën gjë, që pavarësisht aspektit formal të procesit, ne do vazhdojmë përditë njësoj sikur negociatat të ishin hapur qysh atëherë kur duhet të ishin hapur, me reformat, me investimet, me financimet e garantuara falë edhe planit ekonomik të investimeve që u ideua dhe u çua përpara nga komisioni i ri, nën përkujdesin e posaçëm të Komisionerit Varhelyi dhe patjetër, edhe me punën e përbashkët me qeverinë holandeze për të siguruar që të kemi edhe propozime konkrete në Samitin e madh të Pragës, në tetor në mos gabohem, lidhur me si mundet që komuniteti i ri politik europian të përkthehet në hapa konkretë, komplementarë, hapa që nuk e ndryshojnë e as nuk e zëvendësojnë procesin e hedhjes së hapave për integrimin e plotë në Bashkimin Europia, por që e përshpejtojnë, në aspekte konkrete, përfshirjen e Shqipërisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në gjirin e Europës së Bashkuar.

I dashur Komisioner, faleminderit edhe njëherë. Siç ne e premtuam, kështu po ndodh. Po ju presim me një super diell, në super gjirin e Vlorës dhe me bindjen që ju do ta shijoni këtë kënaqësi të veçantë, që është Vlora, ju kaloj fjalën me të gjithë mirënjohjen për gjithçka ju keni bërë deri më tani dhe gjithçka që do vazhdoni të bëni me të njëjtën kokëfortësi hungareze që ju karakterizon.'- tha Rama.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 15/07/2022 08:49

    Pse na bene "binjak" me IRJM,kur asnjehere,kurre nuk kemi pasur e as nuk kemi asnjepikepjkje,pervec se, kemi afro gjysmen e popullates se ketij "shteti" popullate autokone etnike shqiptare. qe per te ligen e tyre,kane nenshkruar formimin e ketij shtetit fantome,i cili nga zilia e mungesesw se elememtit komb,shtet,mungses se gjuhes dhe kishes kombetare, nuk i konsideron e as nuk i respekton,por i njoron deri ne urrejtje e mosdurim shqiptaret.

    Përgjigju
  • Skela: 15/07/2022 06:44

    E shikon kete portin ketu - i thote Rama komisionerit - ky porti shtetror ne qender te vlores - kete ai kam falur Zamir Manes. Ai do ndertoj marina vlore.

    Përgjigju
  • Bobobo: 15/07/2022 03:31

    Ste lene skuadra e e-komentuesve. Ce bahet kshu. Po kjo foto? Sa e bukur. Me kujton takimin e shokut Enver dhe shokut Hurushov dhe punen e agrumeve. I shpjegon Rama "100 mije m2 i dhashe Gazit, 300 mije m2 Luces, po aq Doshit, Rroshit, Lazes, Manes, Xhaqkes etj. Me fazen e dyte sa te ujdisim aeroportin me Paqollin dhe tynelin, veri gishtin ku e do trualli se do ndahen dhe ngelesh pa hic....".

    Përgjigju
  • Taku: 14/07/2022 21:56

    Po ndahu o nga kta kafshet e maqedonise kurre mos hyfshin ata esh me mir per ne te hyjme sa me shpejt e ti leme mbrapa kta derra injorante

    Përgjigju
  • Marjo: 14/07/2022 19:59

    Dita dites po behen investimet e duhura ne shume aspekte ne vendin tone. Faleminderit qeverise per kete gje.

    Përgjigju
    • Arbëri: 14/07/2022 21:49

      Sa të verbuar që jeni o shqipfolës!

  • Jonis: 14/07/2022 19:59

    Ne te gjitha gjerat e duhura duket qarte qe kemi perkrahjen e europes. Vetem fal marredhenieve te mira qe ka krijuar z. Rama.

    Përgjigju
  • rildi: 14/07/2022 19:52

    infrastruktura po peson plot ndryshime pozitive te cilat ne nje menyre apo tjeter kane nje peshe teje te madhe ne vend

    Përgjigju
  • beri: 14/07/2022 19:51

    si gjithmone cdo projekt mbeshtetet dhe vleresohet nga liderat e huaj dhe nga komisioneret te cilet ne nje menyre apo tjeter japin nje kontribut pozitiv

    Përgjigju
  • Iliri: 14/07/2022 19:43

    Do futena me zor aty se me tmira sdun me na fut

    Përgjigju
  • Fredi: 14/07/2022 19:42

    Ishalla e marrim at drit jeshile se ket kena koh qe e presim

    Përgjigju
  • rei: 14/07/2022 19:39

    te tilla investime e cojne perpara vendin tone

    Përgjigju
  • eri: 14/07/2022 19:37

    me kete pune qe ka bere Rama per vendin tone emi akoma me shume afer BE

    Përgjigju
  • Klajd: 14/07/2022 19:31

    Keni arritur te coni Shqiperine ne nje stad zhvillmi shume te larte si kurre me pare ju lumt

    Përgjigju
  • Eliza: 14/07/2022 19:31

    Me keto investime eshte e sigurte se po gjendemi me afer BE cdo dite dhe per kete normalisht qe ka te beje Rama

    Përgjigju
  • Erioni: 14/07/2022 19:30

    Shqipria drejt europes vetem nepermjet qeverise rama funderrina nongrata esht me dritehike ne moske

    Përgjigju
  • Bora: 14/07/2022 19:30

    Duhet te zgjidhet si ceshtje dhe te na pranojne sa me shpejt ne be.

    Përgjigju
  • dea: 14/07/2022 19:30

    super investim besoj dhe bashkimi europian ka bere te pamunduren per te financuar keshtu projektesh

    Përgjigju
  • Elsa: 14/07/2022 19:30

    Per sa koh tju kemi ju ne krye per ne mir do behet

    Përgjigju
  • Arjani: 14/07/2022 19:30

    Eshte ceshtje kohe te shkurter qe shqipria te amtarsohet ne be

    Përgjigju
  • Eli: 14/07/2022 19:30

    I kemi ditet e numeruara per tu ber pjes e be shpresojme sa me shpejt

    Përgjigju
  • edi: 14/07/2022 19:29

    shume investim i mire bypassi i vlores bravo zoti rama sa me shume rruge te tilla te kemi aq me mire

    Përgjigju
  • Anisa: 14/07/2022 19:29

    I urojme shume suksese Z.Rama dhe ne shume investime te tjera po ben punen e duhur.

    Përgjigju
  • Sara: 14/07/2022 19:29

    Presim cdo dite qe te behemi sa me shpejt pjese e be. I kemi plotesuar kushtet. Cfare presin?

    Përgjigju
  • Elona: 14/07/2022 19:28

    Fal Z.Kreministrit Edi Rama Shqiperia do kete rruget me te mira, dhe eshte i vetmi qe po e zhvillon Shqiperine.

    Përgjigju
  • Andi: 14/07/2022 19:26

    Per aq kohe sa te jesh ti o Rama jemi te sigurt qe do hapen rruget e integrimit

    Përgjigju
  • Geni: 14/07/2022 19:25

    Te gjithe po e presim me padurim integrimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun