Hapja e negociatave dhe vijimi i punës me reformat e vendit ka qenë pjesë e bisedimit që komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Varhelyi bëri të ditur se BE i qëndron gjithmonë pranë Shqipërisë në rastet e vështira, si ajo e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 por dhe situatës në luftën kundër koronavirusit. Ndërsa kërkesa e vetme e tij ishte që Shqipëria të vijojë punën e saj me reformat e rëndësishme në vend, gjë për të cilën thekson se ra dakord me liderin e opozitës, Basha.
"Si pjesë e qasjes sime të vazhdueshme bisedova sot me Lulzim Bashën, për rëndësinë e marrjes së dritës jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ne kemi rënë dakord se reformat duhet të vazhdojnë. BE qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër koronavirusit", shkruan në twitter Varhelyi.
Më 24 mars Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian, njëzëri i dhanë dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave, por duke i vendosur 4 kushte për të plotësuar para se të zhvillohej konferenca e parë ndërqeveritare. Në 4 kushtet përfshihen krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, Reforma Zgjedhore dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit.
Ky Oliveri e din qe Luluqi eshte vrases dhe hajdut?
Përgjigju