Real Madridi dhe Manchester City barazuan dje 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Champions League në "Bernabeu". Goli i barazimit për miqtë u shënua në minutën e 67 nga De Bruyne, teksa BeIn Sport ka publikuar pamjet e aksionit, sipas të cilave në momentin e marrjes së topit nga Bernardo Silva, sfera ka qenë jashtë vijave anësore të lojës.
Një pamje në 3D ka ndezur polemikat për golin, me VAR-in që nuk u fut në aksion. Për këtë rast, trajneri i "Galaktikëve", italiani Carlo Ancelotti ka reaguar i nxehur.
"Unë nuk dua të bëj asnjë akuzë, por mendoj se arbitrimi nuk ishte në nivelin e rastit dhe as cilësia e shprehur nga skuadrat në fushë. Ai më ndëshkoi, por kartonat duhet të ua jepte lojtarëve që e meritonin. Pastaj në aksionin para barazimit të tyre pati një goditje të pastër këndi që u shpëtoi dhe ndoshta topi në aksionin e golit kishte dalë edhe jashtë. Unë e pashë dhe nuk e kuptoj pse nuk ndërhyri VAR", tha Ancelotti pas ndeshjes.