VAR-i shuan ëndrrën e Romës për Champions Leauge/ Penallti në kohë shtesë për Porton

VAR-i  shuan ëndrrën e Romës për Champions Leauge/ Penallti në kohë shtesë për Porton

Pamje gjatë sfidës Porto-Roma

U deshën plot 125 minuta drithëruese që të nxirrnin fituesen mes Romës dhe Portos.

Sfida e luajtur në ‘O’Dragao’ dhuroi një  ndeshje plot emocione e plot ankth për tifozët e të dyja skuadrat pasi ndeshja duhej të shkonte në shtesë që të përcaktonte skuadrën që do të kalnte në çerekfinale.

Soares zhbllokoi shifrat në minutën e 26-të në favor të Porto-s por nuk vonoi shumë që Roma të barazonte rezultatin 1-1 me anë të një penalltie të realizuar në gol nga De Rosi.

Marega shënoi në fillim të pjesës së dytë duke dyfishuar rezultatin për skudrën e Portos. Pas përfundimit të ndeshjes së parë 2-1, sfidë e luajtur në Romë, të dyja skuadrat ishin në barazim dhe duhej një gol tjetër të nxirrte çerekfinalisten.Takimi shkoi në kohë shtesë ku u pa një lojë spektakolare ku të dyja skuadrat dhnaë maksimumin e tyre.

Në 30 minutat e kohës shtesë asnjëra prej skuadrave nuk arriti ta gjejë portën kundërshtare dhe u duk se ndeshja do të shkonte drejt ruletës së penalltive. Në minutën e 117 Porto arriti të fitonte një penallti pas një gabimi të Florenzit. Mesfushori i verdhekuqve skatoi një faull për të cilin u ndëshkua me kartonin e verdhë dhe skuadra e tij me një penallti e nga gjyqtari turk Çakir, pasi ky i fundit e konstatoi në VAR

Tejez e ekzekutoi në perfeksion penalltinë që do të kalonte me tej skuadrën portugeze flaë rezultatit 3-1. Porto është ekipi tjetër që kalon në çerekfinale pas Junajtid, të dyja falë VAR-it.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)