Variant Omicron i COVID rrit 'frikshëm' numrin e infeksioneve në Afrikën e Jugut, ekspertët shëndetësorë: Po bëhet varianti dominues

Variant Omicron i COVID rrit 'frikshëm' numrin e infeksioneve në Afrikën e Jugut, ekspertët shëndetësorë: Po bëhet varianti dominues

Foto ilustruese

Varianti Omicron i COVID ka nxitur një rritje "shqetësuese" të rasteve të koronavirusit në Afrikën e Jugut dhe po bëhet me shpejtësi lloji dominues, kanë thënë zyrtarët lokalë të shëndetësisë, në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende, përfshirë SHBA-në, zbuluan rastet e tyre të para të infeksionit me variantin e ri.

Mjekja Michelle Groome e Institutit Kombëtar për Sëmundjet Transmetuese të Afrikës së Jugut (NICD) tha se kishte pasur një "rritje eksponenciale" të infeksioneve gjatë dy javëve të fundit, nga një mesatare javore prej rreth 300 raste të reja në ditë në 1,000 javën e kaluar, dhe së fundmi 3500. Të mërkurën, Afrika e Jugut regjistroi 8,561 raste me COVID.

"Shkalla e rritjes është shqetësuese," tha Groom.

Teksa ky variant po përhapet në gjithnjë e më shumë vend, pyetja kryesore mbeten rreth tij është se sa i transmetueshëm është. Ekspertët po nxitojnë të përcaktojnë nivelin e mbrojtjes që ofrohet nga vaksinat. Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Maria van Kerkhove tha në një konferencë se të dhënat se sa ngjitës ishte Omicron duhet të jenë të disponueshme brenda disa ditësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë