Jayden Adams, futbollisti i cili luajti këtë Botëror si mesfushor me Afriken e Jugut, është ndarë nga jeta.

Adams ka vdekur në moshën 25-vjeçare, ndërkohë që mediat e huaja kanë bërë të ditur se dyshohet se ai ka vrarë veten.

Adams ishte një lojtar i rëndësishëm gjatë këtij Botërori për Afrikën e Jugut, skuadër e cila për herë të parë arriti të kalonte edhe fazën e grupit.

Sipas mediave të huaja, vdekja e tij vjen vetëm disa javë pas humbjes së gjyshes së tij, Marianna Adams, në moshën 72-vjeçare, më 17 qershor.