Variantet e reja të COVID-19, ministrja e Shëndetësisë apel për vaksinim: Mos neglizhoni dozën e tretë

VORË-  Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë sërish thirrje për vaksinimin, në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur alertin për variantet e reja të COVID-19. Gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore të Vorës, Manastriliu iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e neglizhojnë dozën e tretë anti-COVID.

“Vaksinimi me dozën e tretë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata të cilët e kanë bërë vaksinën përpara 6 muajve. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët edhe njëherë të mos e neglizhojnë bërjen e dozës së tretë, ashtu sikurse ne duhet të ecim me dozat e para të vaksinave, në mënyrë që të arrijmë mbulesë vaksinale sa më të gjerë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht ata që janë të shtruar në spital, janë kryesisht të pavaksinuar.

“Vaksinimi është e vetmja armë që ne kemi për të kufizuar përhapjen e pandemisë dhe sigurisht për të shmangur format e rënda të sëmundjes apo fatalitetet. Ashtu sikurse po shihen edhe nga të dhënat që ne kemi nga spitali Infektiv, mbi 94% të rasteve të shtrimeve me komplikacione janë ata të cilët nuk janë vaksinuar. Është një infektim i rasteve të pavaksinuara, pra i pavaksinuarve quhet epidemia e të pavaksinuarve në fakt sepse është aty ku po shohim një përhapje të gjiërë të virusit. Dhe për këtë arsye nevojitet një sensibilizim i shpejtë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu apeloi edhe për vaksinimin kundër gripit, për të përballuar sa më mirë sezonin e dimrit.

“Përsa i përket vaksinave të gripit ne kemi ecur me ritme të mira. Janë më shumë se 140 mijë vaksina gripi të kryera deri më tani në të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat ku kryhet ky vaksinim kundër gripit sezonal. Ajo çfarë na pret përpara është sezoni i dimrit. Ndaj duhet të sigurojmë që të gjithë ata qytetarë që janë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe që janë grupmosha +60 vjeç të mundet të vaksinohen menjëherë me vaksinën e gripit, sikundër vaksina kundër Covid-19 është një detyrë e personelit shëndetësor për të vazhduar dhe për t’u marrë me shumë seriozitet me çdo familje”, tha Manastirliu.

Në të gjithë vendin vijon vaksinimi kundër COVID-19 në qendrat shëndetësore do ditë të javës, për çdo qytetar mbi 16 vjeç si dhe për fëmijët 12-15 vjeç, sipas rekomandimit të mjekut. Deri tani janë kryer 2.088.394, teksa janë mbi 60 mijë qytetarë që e kanë kryer edhe dozën e tretë të vaksinës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Integrimi në BE, a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?



×

Lajmi i fundit

John

Pas përjashtimit të Spahos, Salianji caktohet drejtues politik i qarkut të Korçës për PD-në