Varianti britanik i koronavirusit, 70% më i transmetueshëm

Varianti britanik i koronavirusit, 70% më i transmetueshëm

Varianti britanik i koronavirusit  shfaqur në shtator fillimisht në Anglinë e Jugut, ka një shkallë më të lartë të vdekshmërisë. Dr Kathrina Crystallis e cila ka monitoruar përhapjen e variantit të ri që nga shfaqja e tij, theksoi se nëse kemi një virus i cili është  70% më i transmetueshëm se variantet e tjera  dhe nuk respektohen masat është normale që do të ketë shpërndarje më të madhe.

Më shumë se 100,000 njerëz kanë humbur jetën si pasojë nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, një shifër më e lartë se në çdo vend tjetër evropian dhe Janari ishte muaji më vdekjeprurës. Boris Johnson u akuzua mosmarrjen e masave të duhura. Në dhjetor, udhëheqësi i punës Keir Starmer bëri thirrje për një bllokim të rreptë për të parandaluar udhëtimet gjatë pushimeve të Krishtlindjeve. Një kërkesë e përqeshur nga Kryeministri Britanik. Për Peter Openshaw, një nga imunologët më të njohur në Mbretërinë e Bashkuar, mësimi kryesor që duhet të mësohet rreth variantit B117 është nevoja për një kujdes më të madh.

"Në të gjitha pjesët e vendit ku ky variant është bërë i zakonshëm, ka pasur një rritje të rasteve të shtruara në spital, dhe është bërë gjithnjë e më e vështirë të kontrollohet përhapja e tij me llojin e masave që kanë funksionuar më parë ".

Në Universitetin Metropolitan të Londrës, Dr. Gary McLean dhe ekipi i tij po studiojnë se si evoluojnë viruset. Sipas argumentimit të tij variantet shfaqen kur virusi lejohet të përhapet.

"Ne e dinim që koronavirusët mund të shndërrohen, e dinim që ata mund të ndryshojnë gjenomin e tyre. Ajo që nuk e prisnim është që të shfaqen këto variante të reja që u japin atyre një avantazh të madh në transmetim".

Studimet e hershme tregojnë se vaksinat janë gjithashtu efektive kundër variantit anglez. Për ekspertët, kufizimet në Mbretërinë e Bashkuar pritet të qëndrojnë në fuqi derisa i gjithë vendi të vaksinohet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës