Varianti delta agresiv, OBSH paralajmëron: Rivendosni masat shtrënguese anti-COVID

Varianti delta agresiv, OBSH paralajmëron: Rivendosni masat shtrënguese anti-COVID

Foto ilustruese

Në një kohë kur bota po përballet me një valë të re të COVID-19, Organizata Botërore  e Shëndetësisë, ka paralajmëruar shtetet me numër në rritje të rasteve të infektiveve që të marrin masa të reja shtrëngues për t'u mbrojtur.

 “Veprimet e mëparshme mund të zbatohen, potencialisht duhet të ndërmerren më pak veprime,” deklaroi nga Gjeneva ekspertja e OBSh-së për Covid-19, Maria van Kerkhove.

Ajo vuri theksin te fakti se varianti delta, i cili po qarkullon aktualisht është forma më agresive e virusit që kemi parë deri më tani.

 "Disa vende janë në një situatë të vështirë dhe duhet të zbatojnë masa “shumë të rrepta”, theksoi drejtori i urgjencave shëndetësore të OBSh-së, Mike Ryan.

Masat e cituara përfshijnë përdorimin e gjerë të maskave, hapësirën, ajrosjen e mirë të hapësirave të brendshme, shmangien e turmave në hapësira të mbyllura dhe punën nga shtëpia aty ku është e mundur.

Situata epidemiologjike në shumë vende, është përkeqësuar për shkak të shfaqjes së variantit delta dhe uljes së ritmit të procesit të vaksinimit. OBSH ka bërë shpesh thirrje për shpërndarjen e barabartë të tyre, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, por duket se qeveritë e vendeve të pasura nuk e kanë zbatuar atë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri